• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I EKTREMISTIT GREK/ Babai i Kaçifas 2 orë te Krimet e Rënda, dëshmia: Të zbardhet vrasja e djalit
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I EKTREMISTIT GREK/ Babai i Kaçifas 2 orë te Krimet e Rënda, dëshmia: Të zbardhet vrasja e djalit

2 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Jani Kacifa, babai i ekstremistit grek, që u vra nga RENEA ditën e diel në Gjirokastër ka dëshmuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda mesditën e sotme. Ai arriti në prokurori në orën 12:00, ndërsa deklarimet para prokurorit Njazi Seferi zgjatën deri në orën 14:00. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se babai i 35-vjeçarit u ka qëndruar pretendimeve që ka bërë në media për vrasjen e të birit duke kërkuar zbardhjen e vrasjes.

Jani Kacifa udhëtoi nga Gjirokastra në Tiranë me një makinë me targa greke, i shoqëruar edhe nga një grup i medieve të vendit fqinj. Jani Kacifa është futur në ambientet e prokurorisë së bashku me një përkthyes dhe një përfaqësues ligjor të familjes.

35-vjeçari Kacifa u ekzekutua nga RENEA, pasi refuzoi që të dorëzohej, ndërsa trupi i tij ndodhet në morgun e QSUT për ekspertizë mjeko ligjore, pasi familja kundërshtoi autopsinë në Gjirokastër. Ndërkohë ditën e djeshme konsulli grek në Shqipëri, ka zhvilluar një takim tek prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me hetimet për vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës.

Mësohet se konsulli grek është takuar me prokurorin e çështjes dhe kreun e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Mësohet se konsulli grek është duke u interesuar për vazhdimësinë  e hetimeve nga ana e prokurorisë shqiptare. Pala greke nuk ka asnjë tagër që të jetë pjesë e hetimeve, pasi vrasja ka ndodhur në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILIARDERI NËN HETIM/ Arron Banks po kontrollohet për fushatën pro Brexit
Previous article PROJEKT LIGJI/ Katër viktimat e 21 janarit “Deshmorë të Atdheut”

Isa.Autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT