• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIDERI I KUBËS/ Viziton Moskën pas rritjes së tensioneve me SHBA
Home
Nderkombetare

LIDERI I KUBËS/ Viziton Moskën pas rritjes së tensioneve me SHBA

2 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel ka arritur në Moskë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin dhe zyrtarë tjerë, në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet, pasi të dyja vendet, që kanë qenë aleate në kohën e Luftës së Ftohtë kanë tensionuar lidhjet me Uashingtonin.

Diaz-Canel, i cili është emëruar në këtë pozitë nga paraardhësi i tij, Raul Castro, pritet të takohet me Putinin në Kremlin më 2 nëntor, në kuadër të vizitës së tij triditore.

Vizita e liderit të Kubës ka ardhur në kohën e rritjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara.
Në kohën e udhëheqjes së presidentit amerikan, Barack Obama, Uashingtoni pati normalizuar marrëdhëniet me Havanën.

Mirëpo nga janari i vitit 2017, presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump ka tërhequr shumë hapa të bërë nga Obama.

Më 1 nëntor, Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar Kubën, së bashku me Venezuelën dhe Nikaraguan si “trojkë të tiranisë” dhe ka njoftuar për sanksione të reja ekonomike kundër të trija shteteve, të cilat edhe më parë kanë qenë shënjestër e ndëshkimeve amerikane.

Ndërkohë, Asambleja e Përgjitshme e Kombeve të Bashkuara ka kundërshtuar rezolutën e SHBA-së që kishte për qëllim kritikimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kubë dhe ka dënuar ndëshkimet ekonomike të SHBA-së ndaj kombit me 11.5 milionë banorë.

Havana është konsideruar vend i afërt me Moskën gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, mirëpo këto marrëdhënie janë dobësuar pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991, meqë Rusia nuk ka qenë më në gjendje të ofrojë ndihmë financiare.

Kuba është udhëhequr për 52 vjet nga Fidel Castro, i cili ka forcuar lidhjet me ish-Bashkimin Sovjetik, ashtu që të luftojë ndikimin amerikan.

Fidel Castro ka vdekur më 2016.
Putin ka vizituar Kubën në vitin 2000 dhe 2014, në kuadër të përpjekjeve për të rikthyer marrëdhëniet e ngrohta me kombin komunist, shkruan rel.

Zyrtarët rusë kanë nënshkruar së fundmi disa kontrata për të modernizuar ambientin energjetik në Kinë dhe fabrikat e metalit.

Ndërkohë marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Perëndimit janë përkeqësuar në nivelin e kohës pas Luftës së Ftohtë për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina më 2014, rolin e saj në luftërat në Siri dhe lindje të Ukranës dhe për supozimet se ka ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-së dhe Evropës, pa harruar edhe helmimin e ish-agjentit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani në muajin mars.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUQITË E MËDHA/ Rusia përdor mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi për ndikimin në Ballkan
Previous article E BUJSHME/ Kapiteni u "NDALON" seksin shokëve të ekipit para ndeshjes së rëndësishme

Isa.Autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT