• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ISH-ZYRTARI I KE/ Holanda s’e bllokon dot anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Home
Politikë

ISH-ZYRTARI I KE/ Holanda s’e bllokon dot anëtarësimin e Shqipërisë në BE

1 November, 2018 k.autor Politikë

Ish-presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Rene Van Der Linden, politikan i njohur holandez deklaroi nga Korça se vendi i tij, i njohur për skepticizmin ndaj integrimit të Shqipërisë, në vend të procesit nuk mund ta bllokojë anëtarësimin.

Por për të ardhur ajo ditë, ai tha se kjo do të varet nga realizimi i detyrave të shtëpisë dhe vullneti për të ecur përpara.

Van Der Linden vlerësoi se vendi ka bërë progres në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe mbi të gjitha forcimit të shtetit ligjor.

“Integrimi i Shqipërisë në BE, varet nga dy faktorë.

Së pari nga vetë ju. Sepse nga përvoja e fundit e zgjerimit, nuk do të ketë më anëtarësime në grup. Por secili vend do të kontrollohet veç.

Jam i lumtur të ve re zhvillime dhe progres në Shqipëri. Vë re me kënaqësi që keni bërë progres në drejtim të shtetit ligjor dhe zhvillimit të ekonomisë.

Por sot Europa është në një situatë të vështirë për shkak të Brexit. Sot Europa përfaqëson ekonominë më të madhe, duhet të fuqizohen politikat e monitorimit të këtij zhvillimi, kështu që Italia nuk mund ta ndihmojë veten duke rritur borxhet.

Por unë jam optimist për bashkëpunim të vendeve të Europës edhe falë presidentit Trump dhe vullnetit politik të vendeve europiane”, tha ai.

Holanda është një prej vendeve skeptike për integrimin e Shqipërisë në BE, por Van Der Linden, thotë se në fund të këtij procesi, ajo nuk mund ta bllokojë anëtarësimin.

“Është e sigurtë që në fund të këtij procesi, asnjë vend i BE nuk mund të bllokojë anëtarësimin e një shteti të ri.

Jemi në fillim të procesit dhe sigurisht që kjo do të marrë më tepër kohë.

Për Shqipërinë është e rëndësishme perspektiva e të qenit anëtare e BE-së dhe Shqipëria duhet të ecë hap pas hapi në drejtim të integrimit.

Shqipëria është vend që i përket Europës, gjithashtu Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.

Bashkimi Europian ka kushte shumë më të forta se Këshilli i Europës dhe Shqipëria duhet të bëjë detyrat e shtëpisë ashtu si duhet dhe këtë e them si një mik i Shqipërisë”, tha Van Der Linden nga Korça, ku u shpall “Qytetar Nderi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FYEU KOMUNITETIN ME AFTËSI NDRYSHE/ Kim Kardashian kërkon falje publike
Previous article Futboll në qytetin “pa diell”/ Aty ku tymuesit nuk janë… koreografi (FOTO+VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT