Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare sot në Bruksel ku pritet që të takoj liderët e e Bashkimit Evropian. Sipas axhendës që është publikuar Rama do të takohet me presidentin e Këshillit Donald Tusk. Po ashtu do të zhvilloj takime dhe më Jan-cloude Junckes presidentin e komisionit Evropian.
Takimet vijnë pasi Komisioni Evropian në mars, rekomandoi që vendet anëtare të BE të konsiderojnë hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë, megjithëse komisioneri i zgjerimit të BE Johannes Hahn paralajmëroi se ende duhej të tejkaloheshin pengesat, duke përfshirë një ekonomi hije të lidhur me tregtinë e drogës, mungesën e transparencës dhe pretendimet e vazhdueshme për korrupsion.


