• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKETA MONETARE/ Rama tregon institucionin që ka përmbushur ëndrrën e Ismail Qemalit
Home
Politikë

PAKETA MONETARE/ Rama tregon institucionin që ka përmbushur ëndrrën e Ismail Qemalit

1 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Me vleresime maksimale eshte shprehur kryeministi Rama sot gjate fjales se mbjatur ne Konferencen Vjetore te Bankës së Shqipërisë, me teme “Politika monetare, Integrimi Ekonomik dhe Normaliteti i Ri”, teksa e ka cilesuar kete institucion si te vetmin qe ka qene mbi palet. Jo vetem kaq, por edhe si te vetmin qe ka plotesuar endrren e Ismail Qemalit.

Rama sot gjate fjales se mbajtur
Rama sot gjate fjalimit 

“Ajo që mund të thuhet me plot gojën është se Banka e Shqipërisë është një ndër ato institucione, ndoshta i vetmi që rrezaton një qëndrueshmëri konstante në të gjithë periudhën e ekzistencës së vet pas rënies së komunizmit. Ka bërë një punë të lavdërueshme vijimësisht, për të përballur pasoja në momente të caktuara dramatike dhe pa diskutim ka pasur një rol jashtëzakonisht pozitiv edhe në përballjen me periudhën pas krizës, duke qenë në vijimësi një pikë referimi për të gjithë”- ka thene Rama.

Sipas tij, BSH është i vetmi institucion në këtë vend që nuk është anatemuar nga njëra palë për llogari të kacafytjes me palën tjetër.

“Besoj se kjo mjafton, edhe e vetme, për ta kuptuar dhe për ta përcaktuar Bankën e Shqipërisë si një qendër të rëndësishme dhe të pakontestueshme graviteti”- tha ai.

Fjala e Rames 

Përshëndetje të gjithëve!

Me lejen tuaj, dëshiroj që të shpreh kënaqësinë që në këtë konferencë vjetore të Bankës pashë disa miq të mirë të këtij vendi, që e kanë shoqëruar Shqipërinë në një proces tejet unikal, si procesi kalimit nga diktatura në një demokraci funksionale. Dua t’i përshëndes në mënyrë të veçantë, Marek Belka, një prej mendjeve të ndritura që e kanë këshilluar qeverinë shqiptare në të shkuarën, po ashtu Mario Blejer, që e shikoj këtu të rikthyer në Shqipëri dhe mikun tonë, Erik Berglof, që është rikthyer në një kapacitet tjetër, pasi për vite me radhë ka dhënë një kontribut të çmuar, sa herë që i është kërkuar të japë opinionin e tij lidhur me sfidat tona.

E tamam 50 vjet më parë, kur Bashkimi Europian sapo kishte dalë nga pelenat dhe duhet ende të provonte rezultatet e shkëlqyera të gjysmëshekullit që pasoi, Banka Qendrore e Suedisë pati organizuar një konferencë ndërkombëtare me të njëjtën pyetje që sot, ne në Shqipëri ia bëjmë vetes; “Bankat qendrore përballë sfidës së integrimit”. Guvernatori i atëhershëm i Bankës Qendrore të Suedisë, Per Asbring, parashikonte se roli i bankave do të ndryshonte ndër vite, duke mos qenë më vetëm ruajtëse të ekuilibrave të brendshëm dhe kamerdarja e fundit e shpëtimit përpara krizave. Sipas tij, bankat qendrore do të bëheshin gjithmonë e më përcaktuese në ekuilibrat globalë.

Faktikisht, e parë me sytë e 50 viteve më pas, kjo nuk është kurrë më e vërtetë se në ditët e sotme, kur politikat monetare i kanë kapërcyer kufijtë kombëtarë dhe janë më shumë se asnjëherë më parë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën.

Sot, në një vend si Shqipëria, ku është e ngritur pyetja e integrimit europian, me tërësinë e kushteve që duhen përmbushur, por dhe me tërësinë e kushteve të reja që krijon për vendin, Banka Qendrore është përballë nevojës për t’i dhënë një përgjigje adekuate nga ana e vet kësaj pyetjeje. Është një pyetje në dukje e thjeshtë, por shumë komplekse në të gjithë përbërësit e sfidës së integrimit, pasi, siç tregojnë dhe përvojat e vendeve të tjera që ofrojnë përgjigjen e lexueshme të pyetjes, ndërkohë që kanë kaluar në këtë proces që ne e kemi përpara, nuk është një përgjigje shabllone dhe për më tepër, në një ekonomi që ka ndryshuar përgjithmonë pas krizës financiare të 2008-ës.

Sidoqoftë, ajo që mund të thuhet me plot gojën është se Banka e Shqipërisë është një ndër ato institucione, ndoshta i vetmi që rrezaton një qëndrueshmëri konstante në të gjithë periudhën e ekzistencës së vet pas rënies së komunizmit. Ka bërë një punë të lavdërueshme vijimësisht, për të përballur pasoja në momente të caktuara dramatike dhe pa diskutim ka pasur një rol jashtëzakonisht pozitiv edhe në përballjen me periudhën pas krizës, duke qenë në vijimësi një pikë referimi për të gjithë.

Besoj që, nëse nuk e kam bërë gabim llogarinë, është i vetmi institucion në këtë vend që nuk është anatemuar nga njëra palë për llogari të kacafytjes me palën tjetër. Besoj se kjo mjafton, edhe e vetme, për ta kuptuar dhe për ta përcaktuar Bankën e Shqipërisë si një qendër të rëndësishme dhe të pakontestueshme graviteti, gjë që padiskutim është meritë e ekipit, është meritë e drejtimit, e bordit, e guvernatorëve, njëri pas tjetrit dhe është një trashëgimi shumë e çmuar që ne jo vetëm nuk kemi luksin ta vëmë në pikëpyetje, por, përkundrazi, sa herë na kërkohet, kemi detyrimin që ta mbrojmë dhe ta ndihmojmë që të pasurohet më tutje si e tillë.

Unë nuk dua të marr kohë për të folur për ekonominë shqiptare sot, pozita e të cilës është e lidhur pa diskutim edhe me rolin përcaktues në vijimësi të bankës qendrore dhe miksi i vështirë i axhendës së reformave dhe politikave fiskale të qeverisë në këto vite të fundit, me politikën monetare të Bankës së Shqipërisë ka rezultuar i suksesshëm në funksion të zhvillimit të ekonomisë kombëtare dhe ndërkohë që reforma strukturore mbeten fokusi ynë kryesor. Domosdoshmëria për t’i dhënë qëndrueshmëri rritjes evidente dhe të vazhdueshme ekonomike mbetet sfida jonë kryesore. Banka e Shqipërisë përbën një mbështetje shumë solide, por në të njëjtën kohë edhe një garanci shumë të fortë në raport me qeverinë tonë dhe me çdo qeveri që, edhe për shkak të pozicionit solid dhe tërësisht të pavarur të Bankës së Shqipërisë, ka një horizont shumë më të kufizuar, në kuptimin më pozitiv të fjalës.

Një gjë dua të sjell në vëmendje këtu, që në bashkëpunim me Bankën dhe patjetër me institucionet financiare ndërkombëtare, reforma jonë për reduktimin e kredive me probleme është një nga pikat më domethënëse në të gjithë hartën e zonave ku ne kemi prekur thellë organizmin e funksionimit të sistemit të Shqipërisë. Faktikisht, katër vjet më parë kishim 24% kredi të këqija. Sot, niveli i tyre është në 13%. Besoj që është një shembull domethënës për ecurinë në tërësi, por edhe për funksionimin e bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë që, jam i bindur, do të vazhdojë të rezultojë pozitiv në vijim, përgjatë ciklit të dytë të reformave që ne po ndërmarrim.

Banka e Shqipërisë do të jetë e dyta fitore pas lirisë, thoshte Ismail Qemali në vitin 1913, kur shteti i porsakrijuar shqiptar nisi përpjekjen e parë për të ndërtuar themelet e një banke kombëtare dhe ma ha mendja se sot, në 2018-n, Banka e Shqipërisë e ka përmbushur më shumë sesa vetë Shqipëria, por dhe se shumëkush tjetër, ëndrrën e Ismail Qemalit.

Unë uroj çdo të mirë për gjithë njerëzit që janë aktorët dhe garantët e funksionimit të Bankës së Shqipërisë. Më vjen shumë mirë që jam prezent sot, i ftuar në këtë konferencë. Shpresoj që fjala ime të mos ketë qenë e gjatë si zakonisht dhe nga ana tjetër, të mos ketë qenë e mërzitshme si zakonisht.

Faleminderit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Nuk kalon rezoluta e LDK-së që Thaçit ia ndalon të flasë për kufijtë
Previous article “Bobo” Vieri: Unë dhe ICARDI jemi ndryshe, sot të duhet një “Instagram” i mirë për të…

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT