Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Një veprim i tillë është bërë pasi nuk kanë marrë përkrahjen e pozitës për rezolutën që ia ndalon presidentit Thaçi të diskutojë për kufijtë e Kosovës në Bruksel.
Edhe pse kishte deputetë të mjaftueshëm në sallë për rezolutën kanë votuar vetëm 50 deputetë ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër.
Deputeti i Alternativës ka deklaruar se ishin shumë afër për t’u marrë vesh, por pavarësisht rezoluta nuk u përkrah.
Pas lëshimit të sallës në Kuvend kanë mbetur vetëm 53 deputetë.


