• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 6 NËNTORIT NË SHBA/ Skenarët e pritshëm
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET E 6 NËNTORIT NË SHBA/ Skenarët e pritshëm

31 October, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Ka mbetur vetëm një javë nga zgjedhjet e rëndësishme për Kongresin, që këtë herë përkojnë me mesin e madatit të Presidentit. Amerikanët e gjejnë veten në një klimë tensioni për shkak të masakrës në një sinangogë të Pitsburgut dhe arrestimit të personit të akuzuar për dërgimin e pakove-bombë në adresë të disa personaliteteve demokrate. Më 6 nëntor amerikanët votojnë për Kongresin e ri, që mund të sjellë ndryshim në balancën e pushtetit në Uashington dhe mund të ketë një ndikim të thellë në dy vitet e ardhshme të presidencës së zotit Trump:

Në Pittsburgh u mbajt një ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmit masiv me armë në sinagogën “Tree of Life”. Presidenti Trump dënoi dhunën, duke bërë thirrje për unitet.

“Ne e dënojmë ndjenjën e shëmtuar të anti-semitizimit dhe të çdo ndjenje tjetër të ligë; për fat të keq, ajo vjen në shumë forma. Ne bashkohemi si një popull i vetëm amerikan.” – tha Presidenti.

Sulmi me armë në sinagogë, arrestimi i personit të akuzuar për dërgimin e pakove-bombë në adresë të demokratëve të njohur, si dhe kritikat e zotit Trump, i kanë rritur tensionet dhe pasigurinë në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, thotë analisti John Hudak.

“I gjithë vendi po përjeton dhimbje. Fatkeqësisht, incidente të tilla po ndodhin vazhdimisht: akte me dhunë dhe agresion ndaj amerikanëve nga vetë amerikanët.” – thotë analistë John Hudak.

Mes atyre që bënë thirrje për qetësi ishte Nënpresidenti Joe Biden:

“Nganjëherë duket sikur zemërimi, urrejtja, e keqja, do të na pushtojnë; janë udhëheqësit tanë ata që duhet të vendosin tonin, të ulin tensionet dhe të rikthejnë dinjitetin tek dialogu ynë kombëtar.”

Disa demokratë thonë se sulmet partiake të Presidentit kanë kontribuar tek atmosfera e ngarkuar politike. Por Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanderse mohon këtë:

“Media menjëherë fajësoi Presidentin për këto akte të çmendura. Regimi i tyre ishte mizor,” – tha zonja Sanders.

Vetë Presidenti Trump është zotuar të zhvillojë fushatë agresive deri në Ditën e Zgjedhjeve për çështje të rëndësishme për përkrahësit e tij, si imigracioni.

“Partia Demokrate është duke i nxitur hapur miliona imigrantë të paligjshëm që të thyejnë ligjet, të shkelin kufijtë dhe ta çojnë në falimentim vendin tonë. Kjo ka për të ndodhur”, – tha Presidenti.

Demokratët e kanë fokusuar fushatën kryesisht tek çështja e kujdesit shëndetësor, por edhe tek Presidenti Trump, thotë Jim Kessler.

“Demokratët zhvillojnë fushatë për kujdesin shëndetësor, taksat dhe Donald Trumpin. Ta themi drejt, këto zgjedhje lidhen me Donald Trumpin,”- thotë analisti Jim Kessler.

Demokratët presin të fitojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve. Por republikanët kanë shanse ta ruajnë shumicën e ngushtë në Senat, thotë analisti John Fortier:

“Pjesërisht ajo që ndodhi ditët e fundit me seancën e konfirmimit të gjykatësit Kavanaugh dhe situata në Partinë republikane po ndihmojnë në këtë aspekt. Pra, demokratët kanë për të dalë mirë në zgjedhje dhe republikanët do të ruajnë shumicën në Senat.”

Rreziqet janë të jashtëzakonshme. Një Dhomë e Përfaqësuesve demokrate mund ta bllokojë axhendën e zotit Trump dhe mund të fillojë disa hetime ndaj Shtëpisë së Bardhë nën administratën Trump, duke i komplikuar shpresat për rizgjedhjen e Presidentit në vititn 2020.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DERBIN E TAULANTËVE E FITON XHAKA/ Grezda sërish jashtë, dështim deri tani në Skoci
Previous article VRASJA NË BULARAT/ Kusheriri i Kaçifas i deshperuar qe nuk e ndali dot nga ekstremizmi qe i mori jeten

Isa.Autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT