• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BULARAT/ Kusheriri i Kaçifas i deshperuar qe nuk e ndali dot nga ekstremizmi qe i mori jeten
Home
Sociale

VRASJA NË BULARAT/ Kusheriri i Kaçifas i deshperuar qe nuk e ndali dot nga ekstremizmi qe i mori jeten

31 October, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Një njeri i afërt i ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas, që u vra nga RENEA në fshatin Bularat, zbulon detaje të tjera për aktivitetin ekstremist të 35-vjeçarit. Në faqen e tij në Facebook, Aleko Kacifa, teksa ka postuar një foto me shenjën e zisë, i përgjigjet dikujt që e ka ngushëlluar për vdekjen e kushëririt.

‘Ngushëllime Leko. Hero i vërtetë’, i shkruan një zonjë me emrin Maria Kuremeno.

Ndërkohë Aleko Kacifa i përgjigjet komentit me fjalët:

“Për ty, jo për mua. Unë thjesht nuk munda ta shpëtoj këtu e dy vjet më parë kur të tjerët e duartrokisnin. E di vetë ti”, i shkruan kushëriri i Kostandinos Kacifas.

Pra, përmes kësaj dëshmie zbulohet se 35-vjeçari kishte kohë që ishte përfshirë në aktivitete ekstremiste me organizatat nacionaliste greke. Madje kushëriri i tij kishte tentuar ta largonte prej tyre, por nuk kishte mundur. Në përgjigjen e tij ai i bën me dije zonjës se edhe ajo vetë e di se për çfarë bëhet fjalë, si dhe refuzon ta quajë ‘hero të vërtetë’ djalin nga Bularati. I afërmi i Kacifas i kërkon zonjës të ketë kujdes për fëmijët e saj.

Aktualisht trupi i Kostandinos Kacifas është në Tiranë për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Në hetime janë përfshirë edhe pala greke. Të dielën e festës së Greqisë, ai hapi zjarr ndaj patrullës policore të Gjirokastrës, duke rrezikuar jetën e tyre. Më pas 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të RENEA-s për t’u dorëzuar, por vazhdonte të qëllonte me kallash ndaj tyre. Pas shkëmbimit të vazhdueshëm të zjarrit, forcat RENEA e ekzekutuan me dy plumba.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 6 NËNTORIT NË SHBA/ Skenarët e pritshëm
Previous article NUK I OFROJNË KONTRATË TË RE/ Ramsey mendon largimin nga Arsenali

F.autor

Postime të ngjashme

NDODH NË DEVOLL/ Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës Aktualitet

NDODH NË DEVOLL/ Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

E FRIKSHME/ Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person Aktualitet

E FRIKSHME/ Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT