Ngjarja e ndodhur të dielën që lamë pas tronditi jo vetëm Shqipërinë e Greqinë por madje edhe të huajt që i bën “jehonë” në mënyrën e tyre në media.
Në fshatin Bularat ndodhi përplasja me armë zjarri e një 35 vjeçari të minoritetit grek, me forcat e policisë shqiptare.
35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa pas lokalizimit nga policia në Bularat nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve, në këtë moment RENEA e ka ekzekutuar duke e qëlluar në kokë dhe në gjoks.
Këtu nis edhe kryefjala e ditëve të fundit. Athina zyrtare reagoi menjëherë pas ngjarjes duke e quajtur të “papranueshme” dhe se kërkonte sqarime nga Shqipëria.
Fill pas tyre, edhe kryeministri Rama me anë të një postimi në “Tëitter” i kërkoi atyre të ruanin qetësinë, se personi në fjalë ishtë një i “fantaksur”.
Mirëpo, prej këtu ngjarja mori një rrjedhë tjetër, duke shënuar jo pak incidente në vendin fqinj.
Çfarë ndodhi:
Protestë në Selanik
Me pankarta në duar dhe teksa kërkojnë drejtësi për Kacifasin, qytetarët grekë sot janë mbledhur sërish në Selanik duke brohoritur dhe duke mbajtur parulla, të cilat etiketojnë shqiptarët në forma të ndryshme.
Protestë në Athinë, digjet flamuri shqiptar
Rreth 200 persona kanë marrë pjesë në protestën e zhvilluar gjatë mbrëmjes së sotme në Athinë.
Tubimi është zhvilluar para parlamentit, ndërsa protestuesit kanë shpalosur një pankartë ‘Kacifas i pavdekshëm’. Në thirrjet e tyre , turma kërcënon për hakmarrje.
Alarm për bombë në ambasadën shqiptare në Athinë
Paraditen e sotme në ambasadën shqiptare në Athinë ka pasur një telefonatë për bombë. Telefonata ka qenë vetëm 7 sekonda, ndërsa autori ka thënë “Ju kemi vënë bombë”. Kaq ka mjaftuar që stafi i ambasadës shqiptare në Athinë të evakuohet menjëherë.
Përgatiti: AlpeNews.al






