“Kostandin Kacifas u qëllua nga një distancë jo më shumë se 15 metra”, kështu ka deklaruar gazetarja Brikena Metaj, duke iu referuar fjalëve të kunatit të 35-vjeçarit të vrarë nga policia shqiptare.
Në një lidhje direkte me emisionin “Dritare” në News24, gazetarja tha se një prej kunatëve të Kacifas ka dhënë intervistë për një media greke dhe ndër të tjera ka deklaruar se nga ekspertiza e shpejtë që një mjek ligjor grek kreu me shpejtësi në morgun e Gjirokastrës rezultoi se kacifa është qëlluar nga rreth 15 metra largësi me dy plumba në gjoks.
“Ka dy plagë në gjoks, dy plumba afër zemrës, dhe sipas tyre qitja është bërë nga një distancë prej jo më shumë se metrash”, tha gazetarja Metaj duke cituar fjalët e kunatit të Kacifas për median greke.


