Nisin protestat në Greqi për vdekjen e minoritarit grek Konstandinos Kacifa që u vra nga forcat RENEA.
Minoritarët grekë të Shqipërisë janë ngritur në protestë paqësore në sheshin “Sintagma” në Athinë.
Protesta e tyre bëhet për të nderuar kujtimin e Kacifas.
Pak më herët drejt Tiranës është nisur dhe trupi i viktimës i cili me kërkesë të familjarëve do t’i nënshtrohet një ekspertize të dytë mjeko-ligjore, pasi ata nuk pranojnë atë shqiptare të kryer nga Prokuroria e Gjirokastrës.
Kujtojmë se 35-vjeçari u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA, pasi po përpiqeshin ta arrestonin.
Kaçifa hapi zjarr mëngjesin e djeshëm gjatë festës së ceremonisë së varrimit të ushtarëve grekë të rënë në luftë në fshatin Bularat të Gjirokastrës.


