Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Lushnje dhe jo vetëm. Si një skenë filmash horror, në koshat e mbeturinave të Bashkisë është gjendur e pajetë një foshnje rreth 7 muajshe.
Ndonëse detajet deri më tani janë të pakta, foshnja u gjend nga dy fëmijë endacakë që po mblidhnin kanaçe herët në mëngjes.
Raste të tilla rrënqethëse nuk janë të pakta në Shqipëri edhe pse veprimi është ç’njerëzor dhe arsyet ndoshta, akoma më shumë.
Çfarë ndodhi sot:
Pamje nga vendi në Lushnje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Lushnjes ditën e sotme. Një foshnje e pajetë është gjetur në një kosh mbeturinash.
Policia bën me dijes se foshnja ishte rreth 7 muajsh, i porsalindur. Foshnja u gjet në koshin e mbeturinave pranë Bashkisë.
Kanë qene disa fëmijë endacakë, të parët që e kanë parë, që më pas kanë njoftuar njerëz të tjerë duke informuar policinë.
Gjendet foshnja e braktisur në kosh, pranë spitalit të Traumës në Tiranë
Një foshnjë e sapolindur është gjetur e braktisur dhe pa shenja jete në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur fare pranë Spitalit të Traumës, teksa foshnja është gjetur nga banorët pa shenja jete brenda një çante të zezë.
Foshnja ka lindur pa ndihmë mjekësore, pasi kordonin e ka pasur të pa prerë. Gjithashtu foshnja ishte i pa trajtuar dhe pa asnjë mbulesë. Menjëherë sapo është konstatuar banorët kanë njoftuar policinë e cila pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë dërgimin e trupit të pa jetë në ambientet e morgut në kryeqytet.
Polici gjen një fëmijë 2 vjeç pranë koshit të plehrave
Punonjësit e Policisë Bashkiake kanë gjetur një fëmijë të braktisur pranë një koshi plehrash.
Fëmija rreth 2 vjeç ishte braktisur pranë kontejnerit të mbeturinave tek zona e Arkivit Qendror të Shtetit, në Tiranë.
Mësohet se efektivët e Policisë Bashkiake e kanë pikasur fëmijën që ishte i vetëm në një karrocë dhe i janë afruar. I mituri ishte i lidhur në karrocë dhe në gjumë.
/AlpeNews.al





