Detaje të reja vijnë nga Bularati i Gjirokastrës dy ditë pas vrasjes së ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa. Trupi i 35-vjeçarit ende nuk është tërhequr nga morgu. Familjarët e Kaçifas kanë dorëzuar një kërkesë në Prokurorinë e Gjirokastrës, me anë të së cilës, kërkojnë që mbi trupin e ushtarit grek të bëhet një ekspertizë e pavarur.
Prokuroria e Gjirokastrës nga ana tjetër, iu ka kthyer përgjigjie familjarëve, ku thuhet se kërkesa duhet të bëhet tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Një grup hetuesish bashkë me policinë e Shtetit kanë shkuar në vendngjarje, në vendin ku RENEA ekzekutoi ekstremistin grek Kacifa.
Ditën e sotme ishte planifikuar që të zhvillohej ceremonia mortore për varrosjen e Kaçifas, por mesa duket kjo ceremoni as sot nuk do të zhvillohet.


