Turqia festoi këtë të hënë një datë të shënuar në historinë e saj, 95 vjetorin e shpalljes se republikës.
Në këtë ditë të shënuar Ambasadori i Republikës së Turqisë ne Tirane, Murat Ahmet Yöruk organizoi një pritje ku merrnin pjesë politikanë, diplomatë dhe personalitete të kulturës, artit dhe biznesit. Gjatë fjalimit përpara të pranishmeve, ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Yöruk foli mbi betejat dhe suksesin e Turqisë për t’u bërë një republike e cila do të vlerësohet në të gjithë botën.
Ne si Turqi e kuptojmë rolin kyç që ka Shqipëria për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ne mbështesim procesin e integrimit të Shqipërisë me të gjitha institucionet euro-atlantike. Ne mendojmë se një Shqipëri anëtare e Bashkimit Europian, më e fuqishme ekonomikisht dhe politikisht, është në të mirë të Turqisë, Ballkanit dhe Europës.
Edhe politikat tona ne i formësojmë në këtë drejtim dhe me një mbështetje të sinqertë për Shqipërinë. Ne nuk kemi ndonjë axhendë të fshehtë ose plan B as për Shqipërinë dhe as për vendet e tjera të rajonit. Dhe nuk duhet pritur që të ketë”- u shpreh ambasadori i Turqise.


