Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer detaje tronditëse për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Bularat të Dropullit.
Sipas Hoxhës, 35-vjeçari Kostantinos Kacifa nuk ka qenë i vetëm. Ai shoqërohej nga një grup që kishte planifikua edhe largimin e tij.
“35-vjeçari nuk ka qenë i vetëm. Ai shoqërohej nga një skuadër që kishte planifikuar largimin drejtë Greqisë pas ngjarjes në Bularat”, u shpreh Hoxha në emisionin Real Story në Vizion Plus.
Edhe avokati Spartak Ngjela duke komentuar pamjet filmike u shpreh se 35-vjeçari dukej që ishte i përgatitur dhe ishte në pritje të ndihmës nga njerëz të tjerë apo nga politika greke.
“Duket që është njeri i përgatitur. Ai ka pritur ndihmë. Mënyra se si lëvizte ai priste ndihmë, o nga brenda o nga njerëz të tjerë dhe jo nga politika greke, jam i sigurtë.
Ajo që mua më bëri përshtypje ishte se ky dukej si një komando që priste ndihmë, dhe jo i organizuar nga një shtet, por që janë individë të induktuar. Ai është nisur për heroizëm aty”, tha Spartak Ngjela.


