• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËSHMI TË REJA RRETH LUFTËS SË KOSOVËS/ Gratë gjakovare identifikojnë 500 serbë që kryen krime lufte
Home
Rajon

DËSHMI TË REJA RRETH LUFTËS SË KOSOVËS/ Gratë gjakovare identifikojnë 500 serbë që kryen krime lufte

29 October, 2018 Isa.Autor Rajon

Gratë nga Gjakova kanë mbledhur argumente për dëmet që u shkaktuan në luftën e fundit

Sadete Nikoliqi ka ardhur në zyrën e bashkësisë lokale të Gjakovës për të deklaruar për dëmet që ka pasur gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998 – 1999.

Liberalizimi i vizave, a janë më shumë se 10 shtete të BE-së kundër

Ajo ka sjellë me vete edhe dokumente që të argumentojë dëmet që iu bënë nga forcat serbe.

Por nuk është vetëm kjo grua që u drejtua te kjo zyrë që po mbledh dëshmi për të gjitha llojet e krimeve që kanë ndodhur në qytetin e Gjakovës gjatë viteve të luftës.

Mevlyde Mezini Saraçi, anëtare e grupit të shoqërisë civile për grumbullimin e dëshmive për krimet e luftës, tregon se qëllim është zbardhja e krimeve që janë kryer mbi qytetarët.

Këtë punë, Mezini – Saraçi e kryen zyrtarisht që nga prilli i vitit 2018, ndonëse që nga paslufta ajo po punon për grumbullimin e dëshmive për krimet e luftës.

Sipas saj, institucionet përkatës janë vonuar me punën e tyre.

Në këtë zyrë vullnetarisht punon edhe Shkëndije Hoda. Për dy vite rresht që nga përfundimi i luftës ajo ka mbledhur fotografi që dëshmojnë për krimet e kryera në Gjakovë, por edhe për personat që i kryen ato.

Me punën e saj, por edhe të qytetarëve që kanë qenë viktima të krimeve të luftës, Hoda thotë se kanë arritur të identifikojnë rreth 500 persona që kanë kryer krime në Gjakovë.

Mirëpo, përkundër punës së tyre, kjo zyrë nuk ka arritur ende të nxjerrë statistika të sakta për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndërkaq, Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovë njofton se kanë punuar në më shumë se gjysmën e lëndëve të këtij lloji.

Nga 98 gjithsej sa kanë arritur në Prokurori, nga janari deri në shtator janë zgjidhur 63 prej tyre.

Kjo zyrë më herët gjatë këtij viti ka dorëzuar në Prokurorinë speciale kallëzime penale për krimet e luftës që kanë ndodhur në Gjakovë, këtë gjë pritet ta bëjnë përsëri javët në vazhdim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I EKSTREMISTIT/ Artan Hoxha zbulon DETAJE: Ai nuk ishte i vetëm. U planifikua...
Previous article Misteri i lidhjes së Flori Mumajesit me pornostaren 10 vite më të re/ Shtohen dyshimet se Alby pret fëmijën e tij (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend Rajon

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT