Nard Ndoka ka bërë një fotografi me Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini.
Ai e ka publikuar pozën në Facebook, ku shkruan se pati një takim shumë miqësor.
Kreu i demokristianëve tregon se Salvini i impresionuar nga ky takim, në fund i ka dhuruar edhe librin e tij.
“Romë, takim me Matteo Salvini, Zv/Kryeminister dhe Minister i Brendshëm i Italisë.
Takim shumë miqësor dhe i përzemert; situata politike në Shqipëri temë e takimit.
Z.Salvini me dhuroi librin e tij; “Follia e coraggio per cambiare il paese”, shprehet Nard Ndoka.


