Gazetari Artan Hoxha ditën e djeshme në një postim në Facebook, reagoi në lidhje me ngjarjen në Bularat dhe përgëzoi forcat RENEA që kishin vrarë ekstremistin grek.
Hoxha shkruante dje “pushka top djemve të RENEA-s”, teksa kujtonte një ngjarje të viti 1994 ku ishin vrarë dy ushtar shqiptarë nga forcat greke.
Por ky postim duket se është parë nga mediat greke të cilat shkruajnë: Ndërsa pala greke është ne pritje te sqarimit te rrethanave për vrasjen e 35-vjeçarit Konstantinos Katsifas, kjo nuk ndodh në anën tjetër të kufirit. Pas kryeministrit Edi Rama i cili bëri një cicërimë provokuese, një gazetar shqiptar e tërhoqi edhe me shume litarin.
Sot Hoxha në një tjetër postim në Facebook ,shkruan se ësthë ëkrcënuar, por nuk tërhiqet nga ato që kishte shkruar dje në lidhje me vrasjen e Kostanidin Kaçifas.
POSTIMI I PLOTË
Greket e verbuar nga nacionalizmi shovinist, “trimat” qe kane mbushur breket tè Agimit te Arte dhe fantazmat e Vorio-Epirit, po me cojne fjale:
“Tani e dime kush je, e dime ku je, te kemi me foto dhe video, etj, etj, etj”….
Po ua kursej qindra mesazhet ne greqisht, anglisht e shqipe me aksent grek, prej shovinistesh te cmendur qe me kane mbushur inbox tim…
στο καλο….
Nuk e harrojme 10 prillin e 1994, kur komando paramilitare e vrasesve te organizates terroriste antishqiptare MAVI, me emrin “Pirro i pare”, e perbere nga pjestare te forcave speciale greke dhe e armatosur deri ne dhembe, hyri ne brendesi te atdheut tone, ku pasi vrau krejt pabesisht oficerin drejtues Fatmir Shehu(baba i dy femijeve) dhe ushtarin e rojes Arsen Gjini(te dy deshmore te atdheut) mbajti per ore te tera peng nen grykat e armeve afro 130 ushtare shqiptare, te gjithe rekrute te rinj pa arme….



