Eshte thuajse gati ura Bailey e Darëzezes, e cila u vendos gjate gjithe nates nga Forcat e Armatosura, ne fshatin Darezeze te Fierit, pas shembjes se ures ekzistuese nga permbytjet.
Kreu i Bashkise se Fierit, Armando Subashi ben me dije se “Është punuar gjatë gjithë natës për ndërtimin e urës në Darëzesë dhe sot ajo është puthuajse gati. Ka mbetur vetëm montimi i elementeve të fundit saj”.
Ai falenderon Forcat e Armatosura që mundën ta realizojnë ndërtimin e urës në një kohë rekord, por dhe për punonjësit e bashkise që kanë vazhduar punën gjatë gjithë natës për forcimin e argjinaturës përreth fshatit.
“Ura është vetëm një pjesë e vëmendjes tonë, rrëziku i përmbytjes së fshatit vazhdon të ketë pjesën më të madhe të vëmendjes së gjithë strukturave që operojnë në terren. Edhe nëse Vjosa tërhiqet në shtratin e saj natyral, i gjithë uji në fushën e Ferrasit, Kashishtit, apo Çervenit do të vazhdojë të mblidhet në Darëzezë, por ne do të vazhdojmë ta superojmë edhe këtë moment me sukses”- shkruan ai.