Të gjithë thonë se me talentin që dispononte, i kishte të gjitha mundësitë për të qenë futbollisti më i mirë në botë, por jeta e natës dhe alkoli e shkatërruan brazilianin e njohur, Adriano.
“Perandori, i intervistuar nga “Fox Sports Brasile”, është munduar të mbrohet nga shumë kritika që janë drejtuar në adresë të tij, sidomos për jetën jashtë fushës së blertë.
“Nuk kam qenë një shenjtor. Sigurisht që kam bërë disa gjëra për të cilat jam penduar. Por, ajo që më bën të ndihem keq është momenti kur shpikin gjëra të cilat nuk i kam bërë. Unë pi, shkoj në ‘club’ si gjithë të tjerët.
Bëj ende ‘barbeque’ në shtëpi, pimë ndonjë birrë me miqtë dhe nuk shoh arsye përse të mose bëj. Jemi të lirë. Njerëzit nuk flisnin për gjërat e bukura që unë bëja, por për ato jashtë fushës. Të gjithë pinë. Një futbollist që thotë se nuk pi, gënjen”, tha Adriano.


