• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARM NË BE/ Ministri francez: Eurozona, e papërgatitur të përballet me një krizë të re
Home
Nderkombetare

ALARM NË BE/ Ministri francez: Eurozona, e papërgatitur të përballet me një krizë të re

28 October, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Nuk ka asnjë rrezik që kriza e buxhetit të Italisë të prekë Bashkimin Evropian, por Eurozona nuk është e përgatitur mjaftueshëm për t’u përballur me një krizë të re ekonomike, tha ministri francez i Financave, Bruno Le Maire për të përditshmen franceze Le Parisien.

Komisioni Evropian ka refuzuar draft-buxhetin për vitin 2019 të prezantuar nga Italia, pasi ka konsideruar se ka shkelur rregullat e BE-së sa i përket shpenzimeve publike, dhe i ka kërkuar Romës që të dërgojë një buxhet të ri brenda tre javësh, në të kundërtën do të përballet me masa disiplinuese.

“Ne nuk shohim se kjo do të prekë Evropën. Komisioni Evropian ka biseduar me Italinë dhe shpresoj që Italia të bëjë pjesën e saj”, tha ministri francez.

“Por, a është Eurozona mjaftueshëm e përgatitur për t’u përballur me një krizë të re financiare? Përgjigja ime është jo. Është urgjente që ne të bëjmë atë që kemi propozuar për partnerët tanë, në mënyrë që të kemi një union të fortë bankar dhe një buxhet me investime në Eurozonë”, tha tutje Le Maire.

Zyrtarët e Eurozonës kanë thënë se qëndrimi i papritur i Romës karshi Brukselit, duket se do të vonojë procesin e reformave.

Le Maire tha gjithashtu se bankat franceze që kanë përfaqësi në Itali tashmë kanë dhënë kredi ndaj korporatave dhe individëve që arrijnë shumën e përgjithshme prej 280 miliardë eurosh.

“Kjo është një shumë e menaxhueshme, por e konsiderueshme”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA 1001 PROBLEME MENDORE"/ Roza Lati i bën urimin "e çudtishëm" të vëllait (FOTO)
Previous article LIVE/ Barcelona “fundos” Realin në pjesën e parë, vendosin sulmuesit

F.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT