• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRUTI I SHEGËS/ Mrekullia e vjeshtës që duhet shfrytëzuar çdo ditë
Home
Shëndet

FRUTI I SHEGËS/ Mrekullia e vjeshtës që duhet shfrytëzuar çdo ditë

28 October, 2018 Isa.Autor Shëndet

Shega është një frut me forcë antioksiduese të rrallë. Në sajë të kësaj force, ajo mbron organizmin nga shumë faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen se tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës si duhanpirja, alkooli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike.

SHEGËT DHE KANCERI I MUSHKËRIVE

Në një nga studimet për këtë frut, është vënë re se lëngu i shegëve, që përftohet nga shtrydhja, ka rezultuar të ngadalësojë rritjen e masës tumorale në mushkri, në minj eksperimentalë. Deri më sot, kanceri i mushkërive është kanceri që vret më shumë nga të gjithë llojet dhe për këtë arsye, ky rezultat është një lajm shumë i mirë. Sidomos për personat që janë duhanpirës, pasi rreziku që ata të preken nga kjo sëmundje është shumë herë më i madh në krahasim me ata që nuk pinë duhan.

Ky efekt është i lidhur me forcën e madhe antioksiduese që ka shega, e cila gjendet pikërisht te ngjyra e kuqe e saj dhe ul inflamacionin. Mendohet që shegët kanë më shumë fuqi antioksiduese se sa vera e kuqe dhe çaji jeshil, të përfolur së tepërmi kohët e fundit.

shege471-750x500

Kanceri i mushkërive nuk është i vetmi që duket të parandalohet nga shegët, ato veprojnë fuqishëm edhe kundër kancerit të prostatës dhe atij të gjirit.

Sasia e nevojshme e konsumit të këtij fruti, në mënyrë që të përftohen këto përfitime është e barabartë me 2-3 gota lëng në ditë.

SHEGËT LUFTOJNË PLAKJEN

Studime të fundit tregojnë se një substancë, që gjendet te shegët, mund të përpunohet nga mikrobe të florës sonë bakteriale dhe nga ky përpunim të prodhohet një molekulë që ndihmon muskujt të rigjenerojnë veten. Kjo molekulë quhet “urithin A”, dhe ajo rrit aftësinë e vetëshkatërrimit të mitokondrive difektoze në muskuj, duke evituar kështu humbjen e funksionit dhe masës së tyre.

shegë_shega_hulumtim

KOMBINIMI IDEAL

Është zbuluar se lëngu i shegës i kombinuar me 2-3 hurma arabie në ditë, mund të ofrojë një mbrojtje tepër efektive kundër sëmundjeve të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale. Kjo do të ishte mënyra ideale për të përftuar maksimumin e vlerave ushqyese të këtyre dy frutave, të cilat rezultojnë shumë më të fuqishme kur merren së bashku, krahasuar me konsumin e frutave veç e veç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ U pagua për të dhunuar një person në Kamëz, kapet autori (EMRI)
Previous article SHERRI ME IMAMIN NË 2013/ Gjenerali Lleshi s’pranoi të përdoreshin Forcat e Armatosura në fushatë, Nishani e shkarkoi

Isa.Autor

Postime të ngjashme

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta Shëndet

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta

KUJDES/ Ky zakon i përditshëm mund t’iu dëmtojë zërin po aq sa duhani? Shëndet

KUJDES/ Ky zakon i përditshëm mund t’iu dëmtojë zërin po aq sa duhani?

USHQIMI I THJESHTË QË MBRON ZEMRËN/ Ja si do ju ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe kontrollin e sheqerit në gjak Shëndet

USHQIMI I THJESHTË QË MBRON ZEMRËN/ Ja si do ju ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe kontrollin e sheqerit në gjak

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT