• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VETTINGU” I KOMPANIVE PËR TENDERAT PUBLIK/ Nga përjashtimi në gara, te refuzimi i lehtësive (SKEMA)
Home
Aktualitet
Drejtësi

“VETTINGU” I KOMPANIVE PËR TENDERAT PUBLIK/ Nga përjashtimi në gara, te refuzimi i lehtësive (SKEMA)

27 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit disa ndryshime ligjore që në thelb synojnë të pengojnë aksesin në fonde publike të operatorëve ekonomikë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Përjashtimi nga tenderat publikë

Ndryshime të rëndësishme janë ndërmarrë në ligjin për prokurimet publike që parashikojnë skualifikimin nga procedura e përzgjedhjes së fituesve të kontratave publike për çdo operator ekonomik, kur ka të dhëna se është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mëposhtme:

a) Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste;

b) Korrupsion;

c) Mashtrim;

ç) Pastrim parash ose financim i terrorizmit;

d) Vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, ose nxitje, ose ndihmë ose mbështetje për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste;

e) Organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve;

f) Falsifikim;

g) Puna e fëmijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore.

Ndyshimi parashikon gjithashtu se “detyrimi për të skualifikuar një operator ekonomik, zbatohet edhe kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë është anëtar i një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, operator ekonomik, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij.”

Në këto kushte, në tenderat publikë konkurrentët tashmë do të duhet të dorëzojnë edhe dokumentacion shtesë si vërtetim nga dosja gjyqësore ose një dokument, të lëshuar nga një autoritet kompetent, që vërteton  “pastërtinë” e ofertuesit.

Në këtë linjë është ndryshuar edhe ligji “Për investimet strategjike”. Operatorët ekonomikë do të përjashtohen nga përfitimi i statusit subjekt investues strategjik, kur ka të dhëna se subjekti është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mësipërme. Edhe në këtë rast, krahas dokumentacionit të kërkuar për kontratën, duhet të shtohen edhe dokumentet që vërtetojnë “pastërtinë” e konkurruesit.

Me këtë synim janë ndërmarrë ndryshime edhe në ligjin për turizmin. Ndryshimet parashikojnë përjashtimin nga mbështetja dhe lehtësitë  për çdo investitor/operator menaxhues kur ka të dhëna se është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për ndonjë nga veprat penale të mësipërme.

Edhe ligji për ndihmën shtetërore është ndryshuar duke parashikuar përjashtimin nga përfitimi i ndihmës shtetërore kur ka të dhëna se subjekti përfitues i ndihmës, në kuptim të këtij ligji, është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mësipërme.(SCAN)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arbitrat shoqërohen me autokolonë policie, kaosi vazhdon edhe jashtë stadiumit në Vlorë
Previous article I ADHURUESHËM! Një fustan si të Meghan Markle duhet ta keni patjetër këtë vjeshtë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT