Është dukur i qeshur Fatmir Xhafaj, tashmë ish-ministri i Brendshëm, në takimin e parë me mediat, pasi dha dorëheqjen nga detyra, e teksa hynte në Ministrinë e Brendshme.
“Kalova një mëngjes shumë të këndshëm me bashkëshorten dhe familjen time, sigurisht dhe me mbesën. Të dytët që takoj jeni ju dhe jam shumë i lumtur që ju takoj, pasi kemi bashkëpunuar mirë, shumë mirë dhe jam mirënjohës për gjithë cfarë kemi bërë së bashku”- tha Xhafaj.
Ai nuk ka pranuar të japë asnjë koment lidhur me pyetjen që i bënë mediat, për arsyet se dorëheqjes.


