• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKAMJA NË FAMILJEN MERA/ Gruaja mes lotësh: Jetoj se nuk vdes dot! (VIDEO)
Home
Sociale

SKAMJA NË FAMILJEN MERA/ Gruaja mes lotësh: Jetoj se nuk vdes dot! (VIDEO)

26 October, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Ajo ecën, vetëm ecën, e dhimbjen nuk ka kujt t’tia tregojë. Ҫdo ditë Lumja bën kilometra të tëra me këmbë.  Ecën dhe rrugët i lan me lot, pasi jeta e saj ka arritur në kufijtë e së pamundurës. Veten e saj e ka harruar, ajo duhet të kujdeset për familjen e saj, e duket se nuk po ia del dot. Lotët e dëshpërimit shpërthejnë sapo e pyet se ҫfarë e mundon më tepër, pasi vuajtjet e saj nuk kanë të sosur e nuk di kë të tregojë më parë.

“Kur vijnë fëmijët në shtëpi çfarë tu jap të hanë fëmijët, janë adoleshentë, a nuk është gjynaf që mbajnë barkun me dorë se nuk kanë çfarë të hanë” .

Pavarësisht të gjitha mundimeve, e vuajtjeve, familja Mera nuk ka një strehë ku të struket të paktën gjatë dimrit, edhe kjo që është, nuk ka asgjë brenda.

“Gjarpëri më ka hyrë në banese,atje ishte dhe djali”- thotë gruaja.

Asaj i duhet të punojë pa u ndalur, nga mëngjesi herët, deri vonë në darkë. Rrobat i lan në përrua, ujin i duhet ta mbushë me bidonë në burim, shumë larg shtëpisë dhe drutë për zjarr i duhet që t’i marrë në krahë nga pylli që edhe ai është larg, e sërish kur kthehet në shtëpi, nuk ka asgjë për të gatuar.

“Më është mërzit jeta, nuk më del ai pensioni, fëmijët më sëmurën. S’kam hëngër qysh mbrëmë, burri ka 10 vjet i sëmurë, edhe dy çunat janë sëmurë. Do kisha vdekur më gjithë këto hallë, ja ku jam”.

Dhimbja e 43 vjeҫares është e madhe, nuk mundet t’i ushqejë fëmijët dhe bashkëshortin, nuk mundet t’i ҫojë tek mjeku, nuk ka asgjë ҫfarë t’u ofrojë, vetëm shpirtin. Ajo nuk dëshiron gjë tjetër, vetëm të jetë afër spitalit.

“Lekë s’ka ti vizitojë, dua ta çoj ta vizitoj por nuk kam para për udhëtim. Më gjeni një kasolle vetëm të jem afër spitalit. Po vuajmë për një paracetamol” thotë gruaja duke përlotur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK FALIN GJERMANËT/ Sulmoi me BOMBË autobusin e Borusias, klubi kërkon t’i...
Previous article “MË LINI TË QETË MUA DHE BARKUN TIM”/ Këngëtarja e njohur hedh poshtë lajmet e shtatzënisë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZHDUKET 9-VJEÇARI NË TIRANË/ U largua ditën e djeshme nga shtëpia dhe nuk u kthye, familja kërkon ndihmë Aktualitet

ZHDUKET 9-VJEÇARI NË TIRANË/ U largua ditën e djeshme nga shtëpia dhe nuk u kthye, familja kërkon ndihmë

"HIQNI KAPELET"/ Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, bllokojnë hyrjet e Parlamentit Aktualitet

"HIQNI KAPELET"/ Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, bllokojnë hyrjet e Parlamentit

AKUZOHEJ PËR VRASJEN E ISH-EFEKTIVIT XHULIO PRELA/ Shpallet i pafajshëm Redion Hysa Aktualitet

AKUZOHEJ PËR VRASJEN E ISH-EFEKTIVIT XHULIO PRELA/ Shpallet i pafajshëm Redion Hysa

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT