• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMI/ Policia amerikane arreston një person në lidhje me pakot-bomba
Home
Nderkombetare

ALARMI/ Policia amerikane arreston një person në lidhje me pakot-bomba

26 October, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet federale kanë ndaluar një person në lidhje me 12 paketat e dyshimta shpërthyese, tha një zyrtare e Departamentit të Drejtësisë. Zëdhënësja e Departamentit, Sarah Isgur Flores tha se autoritetet kanë në plan të japin më shumë informacion në një konferencë shtypi të premten pasdite.

Personi i arrestuar, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së dërgimit të pakove bombë në adresë të kritikëve të presidentit Donald Trump.
Sipas policisë, ai është ndaluar në zonën e Majemit, në shtetin e Floridës.

Ndërkohë sot janë gjetur dy pako të tjera, me përmbatje të dyshimtë që mbanin adresën e senatorit amerikan Cory Booker dhe ish-drejtorit të Shërbimit të Zbulimit Kombëtar James Clapper.
Paketa e 11 u gjet në zyrat e një shërbimi postar në qytetin Opa-Locka të Floridës dhe mbante adresën e senatorit demokrat nga New Jersey njoftoi në një postim në twiter FBI-ja.

Njoftimin për pakon e 12-të e bëri policia e Nju Jorkut dhe në të ndodheshin adresat e ish-drejtorit të Zbulimit Kombëtar James Clapper, si dhe ajo e rrjetit mediak CNN. Zoti Clapper tha për CNN-in se nuk ishte i habitur që ai ishte në shënjestër dhe tha se incidentet ishin “serioze”, shkruan VOA.

Ndërkohë hetuesit federalë po kontrollojnë zyrat e një shërbimi të madh postar në Florida prej së enjtes në mbrëmje, pasi u përcaktua se të paktën një prej dhjetë bombave dërguar demokratëve me peshë dhe kritikëve të njohur të Presidentit Donald Trump është nisur prej andej. Me shumë gjasë pakoja në fjalë është ajo që shkoi në zyrën e ligjvënëses Debbie Wasserman Schultz, sipas një lajmi të publikuar nga gazeta Miami Herald që i referohej një zyrtari federal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FAMILJA MODERNE/ Katy Perry feston ditëlindjen me partnerin dhe ish-gruan e tij (FOTO)
Previous article MORI MAKINËN ME QIRA DHE NUK E KTHEU/ Si e pësoi i RIU kur po bënte xhiro...

F.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT