• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRANSFERIMI I “BABALES”/ Nuk do hetohet nga Krimet e Rënda. Pritet të…
Home
Aktualitet
Drejtësi

TRANSFERIMI I “BABALES”/ Nuk do hetohet nga Krimet e Rënda. Pritet të…

26 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Pas një seri marrjesh në pyetje për audiopërgjimin “Babalja”, Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi që të gjithë dosjen t’ia transferojë Prokurorisë së Tiranës për shkak se vepra penale nuk cilësohet krim i rendë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda hoqi dorë nga hetimi i mëtejshëm i dosjes penale të pagëzuar si Babalja, duke ia kaluar për kompetencë, Prokurorisë së Tiranës.

Ky transferim është bërë pasi akuza e kallëzimit të rremë që është objekt i kësaj dosje nuk është kompetencë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Për këtë arsye tani mbi fatin e kësaj dosje do të vendosë Prokuroria e Tiranës në bazë të materialeve që i janë deleguar nga Krimet e Rënda.

Aktualisht për këtë çështje Prokuroria e Krimeve të Rënda me miratim të Gjykatës ka lëshuar dy fletë arresti për Fredi Alizotin të arrestuar që dyshohet se ka imituar zërin e vëllait të ministrit të brendshëm në një bisedë të përgjuar me Albert Veliun të njohur ndryshe edhe si “Babalja”, i cili ndodhet në Kosovë dhe për të cilin kanë nisur procedurat e ekstradimit.

Gjithashtu në gjendje te lire për këtë çështje hetohen edhe gazetari Jetmir Olldashi si dhe deputeti i PD Ervin Salianji. Ndërkohë që hetimi për kallëzim të rremë i është deleguar Prokurorisë së Tiranës, Krimet e Rënda vazhdojnë të mbajnë procedimin tjetër të nisur pas publikimit të këtij audio-përgjimi, për trafik narkotikësh, pasi në bisede “Babalja” flet per sigurimin e një sasie kanabisi për ta trafikuar.

Por deri më tani për këtë dosje nuk ka asnjë person të proceduar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbuloni 6 gjërat që i ndodhin trupit tuaj kur lini alkoolin (FOTO)
Previous article SHQIPËRIA NUK DI TË FITOJË/ Gjini shënon golin e nderit përballë Norvegjisë

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

AKSIDENT I RËNDË NË IBË/ Mjeti i policit përplaset me një tjetër automjet dhe plas sherri, efektivi nxjerr pistoletën nga brezi Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË IBË/ Mjeti i policit përplaset me një tjetër automjet dhe plas sherri, efektivi nxjerr pistoletën nga brezi

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për… Aktualitet

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT