• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pence: Vdekja e gazetarit nuk do të kalojë pa përgjigje amerikane
Home
Nderkombetare

Pence: Vdekja e gazetarit nuk do të kalojë pa përgjigje amerikane

23 October, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Zëvendëspresidenti Mike Pence tha të martën se vdekja e gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi “nuk do të kalojë pa një përgjigje amerikane” dhe se drejtorja e CIA-s është në Turqi për të shqyrtuar provat.

Zoti Pence nuk pranoi të thoshte se çfarë veprimi ndëshkues mund të ndërmarrin SHBA në përgjigje të vrasjes së gazetarit dhe kritikut saudit që shkruante për Uashington Postin, i cili vdiq më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll. Arabia Saudite ka thënë se ai u vra gjatë një grindjeje në konsullatë.

Duke iu referuar komenteve të presidentit turk Tayyip Erdogan, i cili tha të martën paradite se vrasja ishte e paramenduar, nënpresidenti Pence shtoi se ajo i rrëzon në sy të gjithë botës pohimet e mëparshme të regjimit saudit.

“Kjo vrasje brutale e një gazetari, e një njeriu të pafajshëm ose e një disidenti nuk do të kalojë pa një përgjigje amerikane,’‘ tha Pence. Ai tha se ndoshta do të ketë edhe një përgjigje ndërkombëtare.

I pyetur nëse SHBA do të sanksiononte anëtarët e familjes mbretërore të Arabisë Saudite, nëse vërtetohet se ata kanë qenë bashkëpjesëmarrës, zoti Pence tha se ky është një vendim që i takon të merret nga Presidenti Donald Trump. Ai tha se presidenti do të marrë një vendim që pasqyron vlerat dhe interesat e sigurisë kombëtare të vendit dhe gjithashtu të “sigurojë që bota do të mësojë të vërtetën.”

Zoti Pence, i cili foli në Uashington në një aktivitet të organizuar nga gazeta Washington Post, tha se çfarëdo përgjigje e SHBA që presidenti do të vendosë të ndërmarrë, do të mbajë parasysh rëndësinë e marrëdhënieve të SHBA me Arabinë Saudite – një aleancë që ai tha se ekziston që nga periudha menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai nuk pranoi të thoshte nëse kishte parë ndonjë material zbulimi që e lidhte princin e kurorës saudite me vrasjen.

“Unë di se kur të kthehet drejtorja e CIA-s, ajo do të informojë presidentin, atë vetë dhe gjithë ekipin tonë për atë që kanë mbledhur turqit”, tha zoti Pence për vizitën e drejtores së CIA-s Gina Haspel në Turqi./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E mërkurë 24 tetor: Ulen TEMPERATURAT! Orët në vijim pritet të sjellin... (PARASHIKIMI)
Previous article Dybala mjafton për t’i “fikur dritat” Teatrit të Ëndrrave, Man City fiton me lehtësi ndaj Shakhtar

F.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT