Pas akuzave të opozitës në lidhje me ligjin për mbylljen e lojërave të fatit, por edhe aksionet për arrestimet në mbarë vendin, vjen një reagim nga Rama.
Kryeministri përmes një postimi në “Twitter” iu ka kthyer një përgjigje të gjithë atyre që sipas tij mendojnë se këto aksione janë për të tërhequr vëmendje.
“Ndalimi i bixhozit & goditjet e rënda kundër krimit të organizuar, qenkan për të tërhequr vëmendjen😂Vese vese kjo dynja, vesi vesit nuk i ngja🤭#BixhozçinjKronikë nëpër pika bastesh #ShpifësKronikë nëpër ekrane!Të parët të sëmurë nga skedinat të dytët të dalë mendsh nga mllefi🤧”


