Shqipëria vijon të përballet me një situatë të vështirë prej disa ditësh si pasojë e motit të keq që ka shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, kryesisht në Fier, Vlorë dhe Fushë-Krujë.
Pas solidarizimit dhe gatishmërisë për ndihmë të ofruar nga Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, së fundmi është Maqedonia shteti i radhës që ka ofruar gatishëmrinë për të ofruar ndihëm në përballimin e situatës.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zajev ka shprehur interesim për situatën e emergjencës natyrore ne Shqipëri dhe i ka ofruar ndihmë kryeministrit Edi Rama për ta ndihmuar në këto momente jo të lehta për Shqipërinë e popullin shqiptar.


