• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VDESIN DY EMIGRANTË NË TURQI/ Lundronin me varkë drejt ishullit grek
Home
Europë

VDESIN DY EMIGRANTË NË TURQI/ Lundronin me varkë drejt ishullit grek

22 October, 2018 Isa.Autor Botë, Europë

Dy persona kanë humbur jetën këtë të hënë, teksa një varkë e papërshtatshme për lundrim që kishte mbi të emigrantë të paligjshëm u mbyt në brigjet jugperëndimore të Turqisë. Lajmi konfirmohet nga rojet bregdetare turke.

 Plot 17 të tjerë arritën të shpëtoheshin, në kohën kur varka pësoi avari vetëm 50 metra larg brigjeve të Bodrumit, në provincën Mugla, njoftojnë zyrtarët policorë turq.Fillimisht në spital u dërguan 20 vetë, përfshi edhe 3 persona që mundën të dilnin me not në breg pa pasur nevojë për asistencë, por dy prej tyre humbën jetën më vonë.

“Kërkimet dhe përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë, – thotë Roja bregdetare. – Varka, që besohej se mbante rreth 30 persona, ishte nisur për në ishullin grek të Kosit”, raporton televizioni “NTV”.

Zyrtarët nuk japin detaje mbi kombësinë e emigrantëve, megjithatë Turqia dihet që strehon mbi 3 milionë refugjatë sirianë dhe rreth 300 mijë irakianë. Turqia është gjithashtu një nga vendet tranzit që shfrytëzohen nga emigrantët që iu shmangen konflikteve dhe varfërisë, në përpjekje për të mbërritur në Europë.

Numri i emigrantëve që mbërrijnë në kontinentin e vjetër është zvogëluar shumë, që prej fluksit të jashtëzakonshëm që kapi pikun në vitin 2015, kur më shumë se një milion refugjatë hynë në Greqi nga Turqia, shumica e të cilëve me varka.

Turqia dhe Bashkimi Europian kanë nënshkruar një marrëveshje në vitin 2016 për të frenuar fluksin e emigrantëve, me Ankaranë që ka rënë dakord të marrë mbrapsht emigrantët që zbresin në ishujt grekë në këmbim të lëshimeve, përfshi këtu ndihma financiare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFEHET TRUDEAU/ "Puna me Trumpin nuk është e lehtë"
Previous article SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ Reagon vëllai i CR7 pas akuzave se portugezi DHUNOI një grua

Isa.Autor

Postime të ngjashme

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT