• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRËFEHET TRUDEAU/ “Puna me Trumpin nuk është e lehtë”
Home
Nderkombetare

RRËFEHET TRUDEAU/ “Puna me Trumpin nuk është e lehtë”

22 October, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Të punosh me presidentin amerikan, Donald Trump, nuk është gjithnjë e lehtë.

Kështu të paktën është shprehur kryeministri kanadez, Justin Trudeau, që në jo pak raste është përplasur me udhëheqësin amerikan, por që këtë radhë është shfaqur i kënaqur për rinegocimin e suksesshëm të marrëveshjes për tregtinë e lirë në Amerikën e Veriut.

Duke folur për mediet kanadeze, Trudeau tha se kishte në fokus gjatë punës së tij mbrojtjen e interesave të kanadezëve, e këtë ka bërë edhe me marrëveshjen tregtare mes SHBA-ve, Kanadasë dhe Meksikës. I pyetur për marrëdhënien me Trumpin, duke u treguar i kujdesshëm Trudeau tha se nuk është gjithnjë e lehtë.

“Ai e di këtë, edhe unë po ashtu. Ne nuk jemi në një linjë në shumë çështje dhe ndonjëherë është e vështirë të gjejmë një terren të përbashkët, por ia kemi dalë mbanë”, tha Trudeau.

Marrëdhëniet mes dy udhëheqësve u cënuan jo pak në qershor, kur Trump e cilësoi Trudeau të pandershëm dhe të dobët, pasi ai u largua nga Samiti i G7-s që u mbajt në Kanada.

Në intervistë, Trudeau mbrojti po ashtu legalizimin e kanabisit, një nga premtimet e dhëna prej tij në fushatë elektorale dhe që u materializua më 17 tetor. Sipas tij, 90 vite ndalim nuk kishin funksionuar, përkundrazi, vetëm kishin mbushur xhepat e krimit të organizuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AUSTRALI/ Kryeministri kërkon ndjesë për viktimat e abuzimeve
Previous article VDESIN DY EMIGRANTË NË TURQI/ Lundronin me varkë drejt ishullit grek

Isa.Autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT