• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KËRCEJMË PËR JETËN”/ Manastirliu bën bashkë politikanë, aktorë e gazetarë
Home
Shqipëri

“KËRCEJMË PËR JETËN”/ Manastirliu bën bashkë politikanë, aktorë e gazetarë

21 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Me thirrjen për të kryer sa më parë kontrollin e gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me zonja të njohura të politikës, gazetarisë, artit dhe kulturës u bënë bashkë në “Markatën rozë”, aktiviteti ndërgjegjësues i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në ditën kombëtare të depistimit të kancerit të gjirit.

“Tumoret e gjirit janë rritur vit pas viti, janë rreth 550 raste të reja në vit, por vdekshmëria jo, çka tregon për rritjen e aksesit në shërbimet diagnostikuese dhe trajtuese për kancerin e gjirit”, tha Manastirliu në mesazhin e saj.

Oltiana Petri dhe Elona Qira, dy gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit, treguan elsperiencat e tyre në betejën e gjatë me kancerin e gjirit, duke dhënë mesazhin për të kryer sa më herët kontrollin e gjirit, sepse të shpëton jetën!

“Markata rozë”, aktiviteti ndërgjegjësues i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në ditën kombëtare të depistimit të kancerit të gjirit bëri bashkë politikane si Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Elisa Spiropali, Vasilika Hysi, Etilda Gjonaj, dhe personazhe të gazetarisë dhe kulturës si Ema Andrea, Mirela Milori, Juli Xhokaxhi, Mira Kazhani, etj.

9ecdcc91 Dc86 43b8 9ad7 2ed927d8d2d3

Në një atmosferë festive, nxënëset e shkollës së baletit kërcyen së bashku me politikanet, personazhet e njohur dhe gratë e zakonshme që kishin mbushur sheshin Skënderbej, në “kërcimin për jetën”.
Gjatë këtij muaji, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka organizuar një seri aktivitetesh, me synim rritjen e ndërgjegjësimit për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Gjatë muajit Tetor, shërbimi i mamografisë ofrohet falas me orar të zgjatur, nga ora 08:00- 18:00 nga e hëna në të premte dhe 08:00-14:00 të shtunave në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, në Maternitetin “Mbretëresha Gerladinë”, në QSUT si dhe në 9 spitale rajonale ku ofrohet ky shërbim.

Ndërsa mamografët e lëvizshëm përgjatë muajit Tetor po ofrojnë shërbim në Skrapar, Fier, Ersekë, Sarandë, Lezhë, Burrel, Bajram Curri, Fierzë, Bulqizë, etj. Vetëm nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm, kryhet ekzaminimi i gjirit falas për rreth 5500 gra në vit, duke e dyfishuar numrin e mamografive të kryera në rang kombëtar, rreth 10,000 në vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARTIZANI “mburret” me mesfushën, heroi TELUSHI kalon te SKËNDERBEU: Të fitojë më i forti
Previous article TJETËRSIMI I PRONAVE NË SHËNGJIN/ Si ishte i lidhur Ndoka me grupin e Kryebashkiakut të PD së Lezhës

k.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT