Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen nr.1 pranë kampit të punëtorëve ku një person ka gjetur vdekjen pasi makina e tij ka marrë flakë. Sipas informacioneve të policisë dyshohet se mjeti tip “Benz” me targa AA 911 HJ ka marrë flakë gjatë ecjes. Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.B, 39 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e djegies pasi ka dalë me vonesë nga automjeti i tij. Si pasojë e djegies së automjetit të viktimës janë dëmtuar gjithashtu edhe tre automjete të tjera që gjendeshin të parkuara aty afër.
Në vendngjarje, ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësja, ku është bërë e mundur shuarja e zjarrit.
Njoftimi i policisë
Korçë
Më datë 19.10.2018 rreth orës 23:56, në lagjen nr 1, pranë kampit të punëtorëve, dyshohet se gjatë ecjes, ka marrë flakë mjeti tip “Benz” me targa AA 911 HJ.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.B, 39 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e djegies, duke dalë me vonesë nga mjeti.
Në vendngjarje, ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësja, ku është bërë e mundur shuarja e zjarrit. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


