Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ripërsëritur këtë të premte qëndrimet e tij ndaj çështjes së Kosovës.
Vuçiç është shprehur gjatë një deklarate për shtyp për gazetarët nga Kosova se, “nuk ka forcë që mund ta bëjë Serbinë ta njohë pavarësinë e Kosovës”.
“Ne duam të bëjmë kompromis dhe një marrëveshje, por duhet të kuptoni që edhe Serbia ka interesat e saj”, ka thënë ai.
Presidenti i Serbisë e mbylli në fund fjalën e tij duke thënë se, “e vetmja mënyrë që të gjejmë një zgjidhje është që dy vendet tona të heqin dorë nga qëndrimet radikale”.


