• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FONDET SEKRETE/ Greqia financon portale në Shqipëri, detajet e reja
Home
Aktualitet

FONDET SEKRETE/ Greqia financon portale në Shqipëri, detajet e reja

19 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet

Mësohet se Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit.

Ky lajm po diskutohet nga burime që tregojnë detajet e largimit të ministrit të jashtëm Niko Kotzias nga qeveria.

Pas dorëheqjes flitet edhe për një një skandal financiar, pasi sherri mes tij dhe ministrit të mbrojtjes Panos Kamenos ka ndodhur për shkak të parave që financohen në Shqipëri për mediat, gazetarë, zyrtarë të minoritetit apo dhe ndërtime në jug.

Një shumë prej 1 milionë euro është dhënë në muajin tetor për disa portale edhe në Shqipëri.

45 milionë euro është shuma të cilën Kamenos ia faturon Kotziasit si e shpenzuar në mënyrë abuzive nga ai që konsiderohet buxhet sekret i ministrisë së Jashtme greke.

Kotzias ka deklaruar se paratë e buxhetit sekret të ministrisë, kryesisht financonin Kishën orthodokse, por edhe aktivitete të ndryshme në rajon, por pa dhënë detaje.

Burime pranë ministrisë së Jashtme në Athinë bëjnë me dije se një pjese e madhe e buxhetit sekret të kësaj ministrie jepet në formë grantesh dhe ndihmash në media dhe organiza të ndryshme në rajon, për të paguar gazetarë, portale, por edhe media të caktuara në Shqipëri dhe Maqedoni.

Gjithashtu mësohet se miliona euro janë dhënë për biznese në Shqipëri, kryesisht ndërtimin e hoteleve në jug të vendit, apo per finacimin e ndërmarrjeve, pronë e të afërmve të politikanëve të ndryshëm të minoritetit grek që jeton në Shqipëri.

Para në subvencione janë dhënë për zyrtarë të ndryshëm të minoritetit, në formë kompensimi rroge, në mënyrë që të mos largohen nga Shqipëria, për të emigruar në Greqi.

Burime të sigurta thonë se janë financuar edhe programe të ndryshme për studime Master të zyrtarëve shqiptarë në Greqi, por edhe për pritje, përcjellje dhe udhëtime turistike të disa prej gazetarëve shqiptarë.

Në listë nuk mungojnë as fondacione mediatike dhe kulturore në Tiranë dhe Gjirokastër.

Janë qindra mijera euro që jepen në aktivitete në Shqipëri, ndërsa ajo çka thuhet jo zyrtarisht nëpër korridoret e ministrisë së Jashtme greke, është fakti që për të bërë marrëveshje mes dy vendeve, duhet të paguash mirë portalet shqiptare.

Madje, janë disa portale që operojnë në Shqipëri, me domain “.al”, por që finacohen prej Athinës zyrtare. Mësohet se ekziston një listë e detajuar e kodeve dhe llogarive, por edhe emrat e pritësve të këtyre parave, e cila shoqëron kërkesën prej nëntë faqesh të dorëheqjes, që ministri i Jashtëm i dorëzoi kryeministrit grek, Tsipras.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRASHI “përjetë” i kuq/ Mesfushori i PARTIZANIT ngre në këmbë tifozët me vendimin e fundit
Previous article "NUK KA FORCË NË BOTË QË TA BËJË SERBINË TË NJOHË KOSOVËN"/ Vuçiç, në takim me gazetarët

Isa.Autor

Postime të ngjashme

KRUJA NUK GJEN QETËSI/ Sërish zjarr në Zidoll pranë depove të eksplozivit të guroreve Aktualitet

KRUJA NUK GJEN QETËSI/ Sërish zjarr në Zidoll pranë depove të eksplozivit të guroreve

SITUATA E ZJARREVE/ 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

PARASHIKIMI PËR SOT/ Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT