• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTAT E PD/ Basha: Nuk shkel mbi kufoma për pushtet si Rama
Home
Politikë

PROTESTAT E PD/ Basha: Nuk shkel mbi kufoma për pushtet si Rama

19 October, 2018 F.autor Politikë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e cilësoi mashtrim pretendimin e Kryeministrit Rama se ai ka kërkuar pushtet në tavolinë dhe u shpreh i bindur se PD-ja do të vijë në pushtet me votë.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, të gazetarit Blendi Fevziu, Basha premtoi se opozita do të organizojë edhe protesta popullore, por sipas tij ato do të jenë të kujdesshme, pasi ndryshe nga Rama, ai nuk është i gatshëm të shkelë mbi kufoma për të ardhur në pushtet.

Kryetari i PD-së deklaroi se opozita po përgatitet për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2019, por sipas tij këto zgjedhje do të jenë pa Edi Ramën. Basha e cilësoi klientelist ligjin e ri të qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit, pasi sipas tij, ato do t’i kalojnë të gjitha vëllait të tij Olsi Rama dhe kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

 

Rama ka thënë se keni kërkuar pushtet në tavolinë. A është e vërtetë kjo dhe si keni kërkuar ta merrni këtë pushtet në tavolinë?

Dua ta bëj të qartë se është një mashtrim i keq dhe në vetvete një idiotësi logjike, sepse siç e thoni edhe vetë, si mund të merret pushteti në tavolinë?! Forcat politike garojnë. Është një mashtrim i keq i një njeriu që është në pozicion të rëndë, i cili nuk ka as vullnetin dhe as qëllimin të mirëqeverisë, madje nuk ka as vullnetin që të përpiqet që të qeverisë dhe i është dedikuar tërësisht një fushate të ethshme kundër besueshmërisë së opozitës. Për këtë ka angazhuar veten e tij me mashtrime të tilla, ka angazhuar mediat pranë tij, ka angazhuar analistë të paguar prej tij, pseudodemokratë dhe kjo fushatë ka vetëm një qëllim. Një fushatë që zbulon derexhenë e kësaj qeverisjeje.

Shpresa e vetme dhe investimi i vetëm i Edi Ramës është të godasë besueshmërinë e opozitës dhe këtë e bën me pretendimin se ka ende një marrëveshje sekrete RamaBasha. Së dyti, duke pretenduar se paskam kërkuar pushtet në tavolinë, së treti duke goditur opozitën në çdo rast, pra me diversion, që shqiptarëve u janë bërë bajat. Beso çfarë të duash, por pushtet në tavolinë nuk kërkohet dhe s’mund të merret. Qëndrimi im është i qartë dhe i përsëritur.

E para, PD-ja do të vijë në pushtet me votën e qytetarëve shqiptarë, së dyti s’ka për të pasur asnjë lloj negociate dhe asnjë lloj marrëveshjeje me Edi Ramën. Qëllimi dhe objektivi final i betejës sonë politike është largimi i Edi Ramës jo vetëm si Kryeministër, por largimi i tij nga politika dhe dërgimin e tij para drejtësisë për krimet që është përgjegjës direkt dhe indirekt ndaj shqiptarëve.

Deklarata e Ramës për pushtet në tavolinë është një mashtrim i keq. Qëllimi i Ramës është të godasë besueshmërinë e opozitës. Marrëveshje dhe negociata me Edi Ramën nuk ka për të pasur! Edi Rama duhet të dalë para drejtësisë!

 

5e8ea1de-456c-40b5-b3ca-753977df04cf

Çfarë qëndrimi do të mbajë opozita në situatën në të cilën ndodhemi? A do të hyni apo jo në zgjedhje dhe si do ta çoni Edi Ramën para drejtësisë?

Objektivi ynë, të largojmë Ramën nga politika dhe ta çojmë para drejtësisë. Nuk ka për të pasur asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Qëllimi apo objektivi im si kryetar i opozitës, i Partisë Demokratike dhe i aleatëve tanë është jo thjesht largimi i tij si Kryeministër, por largimi i tij nga politika dhe dërgimi i tij para drejtësisë. Partia Demokratike dhe aleatët po përgatiten për zgjedhje, për zgjedhjet lokale, por po përgatiten për zgjedhje të përgjithshme. Qëllimi ynë është që me shumicën e shqiptarëve që nuk e pranojnë dhe nuk e durojnë më këtë gjendje, t’i imponojmë një zgjidhje politike vendit. Një zgjidhje që duhet të kalojë apo të tejkalojë gjendjen e grushtit të shtetit ku ndodhemi.

Me Edi Ramën Kryeministër? Duket sikur ai ju shantazhon me një dosje në Prokurori për lobimet e PD-së në SHBA?

Jo,jo. Pa Edi Ramën. Nuk ka shans Edi Rama të na shantazhojë as mua, as PD-në për të na ndalur në qëllimin që shpalla sot: Të largojmë Ramën nga politika dhe ta çojmë para drejtësisë.

Do ta votoni ligjin e qeverisë për ndalimin e lojërave të fatit?

A deklaroi 4 vite më parë fundin e marrëzisë? Sa ishin atëherë me statistika? Ishin 840. Sa janë tani? 4200. Kush janë aksionerët kryesorë? Njerëzit e lidhur me pushtetin. E keni parë ligjin? Po i jepet monopoli një kompanie online, që qartësisht është në duart e Edi Ramës, të Olsi Ramës dhe Vangjush Dakos. Vërtetimin për këtë ne e kemi treguar si opozitë. Personat e lidhur me këtë koncesion dhe kontratë, zinxhiri i personave të çon te personat e lidhur me Kryeministrin.

Pse nuk propozuat t’i mbyllnit ju si parti konservatore?

Unë kam qenë i pari që ka propozuar për zhvendosjen e tyre te Kombinati i Autotraktorëve. Pra, largimin e tyre nga gjithë pikat e qytetit dhe ky propozim u rrëzua për shkak të mungesës së maxhorancës në Këshillin Bashkiak. Absolutisht që PD-ja zotohet që do t’i mbyllë të gjitha, por nuk do të lërë monopolin e vëllait të Kryeministrit ndaj basteve. As të atij që është sot dhe as atij që do vijë nesër. Ky është ndryshimi mes meje dhe Ramës, mes PD-së dhe PS-së. Edhe atëherë kur propozon një masë gjoja në interes publik, fshihet një lepur i madh mbrapa. Lepuri i madh është Vangjush Dako dhe Olsi Rama.

Po si do të arrini t’i faktoni pretendimet tuaja në një kohë që ju pretendoni se maxhoranca e ka kapur drejtësinë?

Pushtetarët në pazare me kriminelët për vota, hetimi i Dibrës ku figuron Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja në biseda telefonike me kriminelët për vota. Hetimi i Durrësit, ku figuron Vangjush Dako, hetimi i Kavajës, ku figuron Elvis Rroshi, hetimi i Lezhës etj., hetime të tëra ku figurojnë politikanë kryesorë. Prokuroria sot është nën sundimin total të një njeriu, që ka kapur tërë pushtetet. Është përdorur shumë termi “peshku i madh”, sot “peshku i madh” është Donika Prela dhe do vijë dita që do të dalë para drejtësisë edhe ajo për shkatërrimin e hetimeve që po bën. Peshku i madh në drejtësi është ajo! Edhe Arta Marku, që merr prokurorë dhe i degdis rrugëve që nesër t’i gjejë ndonjë gjë. Edhe ajo do mbajë përgjegjësi, do të vijë dita.

Nëse Rama nuk i pranon këto që ju thoni, çfarë do të bëj PD?

Nëse ndodh kjo, atëherë popullit i lind e drejta ta rrëzojë këtë qeveri. Asnjë parti politike në bindje time sepse gjërat kanë evoluar, unë si kryetar i partisë kam një formim timin, por po e them sot që asnjë parti politike në demokraci s’mund të kërkojë rrëzimin e qeverisë me të gjitha mjetet. Por populli i ka të gjitha mjetet të rrëzojë çdo qeveri. Në emër të themeleve të bashkëjetesës demokratike.

Cila do të jetë rruga që do të ndjekë PD-ja? Do të digjni mandatet, do të organizoni protesta? Kur do t’i zhvilloni këto protesta?

PD ka organizuar protesta, njëra më e madhe se tjetra dhe që ta dini se cila është përgjegjësia ime, është se kur vijnë ata njerëz plot frustrim aty, fatura, që ky vend të paguajë, të jetë më e vogla e mundshme. Këtu, vendi po shkon drejt kaosit dhe destabilizimit dhe kjo s’ka pikë diskutimi. Një gjë si trau i Kukësit dhe mund të shkonte në djegie totale të qeverisë së Ramës. Unë jam një politikan i përgjegjshëm. Ndryshe nga Edi Rama, nuk jam i gatshëm të shkel mbi kufoma për të shkuar drejt pushtetit. Unë do të bëj gjithçka që me qytetarët shqiptarë të imponohemi me koston më të ulët për vendin dhe unë kam bindjen më të thellë për këtë.

Thuhet se denoncimet tuaja për oligarkët lidhen me faktin që shumë prej tyre kanë goditur biznese të familjarëve tuaj. Është e vërtetë kjo?

Gjithë teza e asaj që thotë Rama është që: Basha po i godet oligarkët, sepse po i vënë gjobë me bizneset e familjarëve të vet. Tani po ta them fare qartë: Në qoftë se ata mendojnë se mund të më shantazhojnë mua me bizneset e familjarëve të mi, e kanë gabim. Edi Rama ka pesë vjet që kontrollon me inspektorë tatimorë, doganat, SHISH-in, Prokurorinë dhe Policinë. Në qoftë se një nga familjarët e mi ka shkelur ligjin, ta marrë e ta çojë ku e ka vendin. Nuk ka familjarë të mi, që të kenë bashkëpunuar me një oligark apo një klient të qeverisë dhe të ketë marrë pastaj ky i dyti favore nga unë. Nuk ka familjarë të mitë të përfshirë në trafik droge, në fabrikë kokaine, në trafik influence. Nuk ka familjarë të mi, që të kenë përfituar fonde publike nga kjo qeveri apo nga qeveria e mëparshme. Denoncimet, që opozita ka administruar, tregojnë qartë se si në rastin e Saimir Tahirit, ashtu edhe në rastin e Fatmir Xhafajt, sjellja e Edi Ramës ndaj tyre për të mbrojtur deri në çastin e fundit Saimir Tahirin dhe tani për të mbrojtur, përmes shkatërrimit të dosjes hetimore, Fatmir Xhafajn, diktohen nga fakti se ish-ministri i Brendshëm dhe ministri i Brendshëm posedojnë të dhëna operative të dokumentuara zyrtarisht se Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës, ka qenë një nga personat kyç të fabrikës së kokainës në Xibrakë.

Ju keni fakte apo denoncime?

Po të kisha fakte, do t’i kisha publikuar, do t’i kishe ti, do t’i kishin të gjithë. Faktet i ka Saimir Tahiri, prandaj u shemb në dru, madje thonë se u shkrehën dhe armë para një muaji. Faktet i ka Fatmir Xhafaj, i dini ju këto, pse bëni sikur s’i dini?

Kush e ka rrahur Saimir Tahirin?

Ata që kanë interes se mos del dosja që komprometon Olsi Ramën në fabrikën e kokainës në Xibrakë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA E MINISTRIT TURK/ Bushati pret homologun Çavuşoğlu, ç’tha ministri turk gjatë takimit në Tiranë
Previous article U SHTIR SI E SËMURË ME KANCER PËR TË PËRFITUAR PARA/ Mashtrimi i 27-vjeçares zbulohet nga...

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT