• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TREGTONTE DROGË NË PALETET E DRURIT”/ Zbardhet dëshmia e pronarit të firmës: Kur i blenë…
Home
Aktualitet
Kronikë

“TREGTONTE DROGË NË PALETET E DRURIT”/ Zbardhet dëshmia e pronarit të firmës: Kur i blenë…

18 October, 2018 k.autor Aktualitet, Kronikë

Pronari i një firme që tregtonte palete druri ka dëshmuar ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër grupit të drogës që trafikoi rreth 2.5 tonë kanabis në Itali në vitin 2017.

Bëhet fjalë në grupin e famshëm, që trafikonte drogë të fshehur në palete druri dhe që kishte edhe një person garant në Policinë e Shtetit. Grupi në fjalë ndihmohej nga ish-oficeri i Policisë, Festim Lelaj, i cili siguronte që kamionët e ngarkuar me drogë nuk do të prekeshin gjatë rrugës për në doganë.

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte seanca për Aurel Lazajn, vlonjatin që ishte pjesë e grupit, por që në fund vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë për të përfituar ulje të dënimit. Të pandehurit e tjerë janë: Euron Hoti, Malton Lleshi, Gëzim Dervishi, Agron Kapllani, Mikail Hila dhe Altin Katundi.

Disa seanca më parë, Lazaj tregoi se ky grup kriminal, kishte nisur aktivitetin e tij që në vitin 2011, ndërsa bëri të ditur sa pjesë e tij ka qenë edhe një polic. Ndërkohë, në seancën e djeshme, dolën para Gjykatës doganierë, administratorë dhe ekonomistë të firmave që kanë nisur kamionin dhe kanë prerë faturën e mallit, ku supozohet të kishte palete druri, por që në fakt kishte drogë. Për këtë, interesante ishte dëshmia e administratorit të firmës që prodhonte palete druri.

Ai tregoi në Gjykatë se si u kontaktua nga porositësit në Gjermani. Administratori tregoi se që në fillim i lindën dyshimet nga telefonuesi që kërkonte palete druri në Gjermani, i cili, sipas tij ishte i painteresuar për çmimin dhe nuk kërkoi të bënte pazar. Më pas, sipas tij, personat që morën kamionin me palete, e ngarkuan atë më pak sesa kishin paguar, duke ngjallur dyshime të tjera tek ai.

DËSHMIA

I pyetur nga prokurori Dritan Prençi për mënyrën sesi ra në kontakt me personin që porositi palete, administratori i firmës, Mirel S., tha se e kishte marrë dikush me numër privat dhe e kishte pyetur për palete dhe nëse mund t’ia dërgonin në Gjermani.

“Personi me emrin Artan më ka marrë në telefon me numër privat dhe ka bërë porosinë. Në momentin që po flisnim, ai dukej se ishte duke ngrënë dhe thjesht bëri pyetje të përgjithshme, nëse kishim mall dhe sa kushtonte. Pas kësaj kemi kontaktuar edhe dy herë të tjera, ku më pyeti sërish për palete dhe një çmim të saktë, unë ia thashë dhe më tha dakord, do të të dërgoj dy miq të mi që të marrin ngarkesën. Dukej se edhe sikur t’i thosha 200 mijë euro, nuk do i bënin përshtypje, pasi dukej i interesuar vetëm për kamionin. Të them të drejtën m’u dukën të çuditshme disa gjëra, por vazhdova me marrëveshjen. I kërkova një e-mail, një mënyrë kontakti, pasi duhej bërë edhe pagesa. Por ai më ka dhënë vetëm një email, por nuk kemi kontaktuar aty. Pas dy ditësh më marrin në telefon dy persona dhe më thanë:

“Ke folur me një mikun tonë për palete, kur të vijmë t’i ngarkojmë?” Unë i them se duhej bërë pagesa një herë, sepse nuk mund të vinin kështu. Pasi u zgjidh edhe kjo pjesë dhe ata bënë pagesën në kesh, kanë ardhur për të bërë ngarkesën pas 2 javësh dhe vetëm pasi i mora unë që t’i pyesja, se ata kishin paguar. Erdhën dy persona, të cilët bënë ngarkimin e kamionit, të cilin e kanë ngarkuar shumë më pak se sa mbante dhe unë i them se mund të marrin më shumë se kamioni ka kapacitet dhe kishin paguar, por ata më thanë se aq i duheshin. Më pas, unë i kam shoqëruar deri te dogana dhe jam larguar. Kujtoj se aty ishin shumë të nervozuar, por unë u largova dhe kaq di për këtë ngjarje”, tha administratori në gjyq.

Ndërsa i pyetur për dialektin e personit që kishte folur në telefon, të identifikuar me emrin Artan Abazi, dëshmitari tha se mund të ishte nga Shqipëria e Mesme ose nga jugu, pa dhënë një përgjigje të qartë. Administratori arriti të identifikojë të pandehurin, bashkëpunëtor të drejtësisë, Aurel Lazajn, si një prej personave që kishte shkuar të merrte ngarkesën. “Një prej personave që erdhi të merrte kamionin, është ai personi aty, më duket se quhej Dhimo”, tha dëshmitari, ndërsa duket se ata janë prezantuar me emra të tjerë, ose Dhimo i përmendur në dëshmi, mund të jetë shoferi i kamionit i kapur në Itali, Dhimo Koraj.

Prokuroria zbardh rolet e grupit, ish-polici siguronte paprekshmërinë

Si përgjegjës për trafikimin e 2.5 tonëve drogë drejt Italisë, është arrestuar edhe oficeri i Policisë, Festim Lelaj, i cili dyshohet se siguronte mosprekjen e drogës nga aksionet e Policisë. Ndërsa Euron Hoti, me identitet tjetër, kishte siguruar dy kamionë me lëndë drusore me qëllim transportin drejt Gjermanisë, aty ku ishte dhe destinacioni përfundimtar i drogës. Pritësi i lëndës narkotike ishte pikërisht Hoti, i cili mbante edhe një emër tjetër, atë të Artan Abazit. Shofer i kamionit ishte Dhimo Koraj, i cili u arrestua në Itali pasi kamioni me drogë doli nga Porti i Ankonës. Ndërkohë, dy efektivët e Policisë në Portin e Durrësit, Agron Kapllanaj e Gëzim Dervishi, si dhe dy doganierët, Altin Katundi dhe Mikail Hila, dyshohet se kanë neglizhuar me detyrën duke lejuar kalimin e drogës, por, sipas Prokurorisë, këto veprime janë kryer me dashje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS/ Masa të rrepta sigurie në SERBI, huliganët bëhen GATI për SHAQIRIN
Previous article E PËRDORËN PRONARËT PËR SEKS/ Qeni vritet pasi traumatizohet (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rruga bllokohet me koshat e mbeturinave që u vihet flaka! Të rinjtë sulmojnë me gurë, Policia i zmbraps me gaz e ujë Aktualitet

PROTESTA/ Rruga bllokohet me koshat e mbeturinave që u vihet flaka! Të rinjtë sulmojnë me gurë, Policia i zmbraps me gaz e ujë

PESË DITË PROTESTË/ Protestuesit mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

PESË DITË PROTESTË/ Protestuesit mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT