• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI I SHPËTIMIT/ Flet i mbijetuari, ja orët e terrorit që kaluam të bllokuar
Home
Sociale

OPERACIONI I SHPËTIMIT/ Flet i mbijetuari, ja orët e terrorit që kaluam të bllokuar

3 December, 2017 g.autor Aktualitet, Sociale

Forcat e Ushtrisë evakuuan dje me mjet lundrues një banor të fshatit Fermë, i cili kishte dhënë alarmin që një natë më parë për shkak të problemeve shëndetësore. Banesa e tij ishte krejtësisht e përmbytur në katin e parë, ndërsa forcat e Ushtrisë e patën të pamundur fillimisht ndërhyrjen me anë të helikopterit.

Për këtë shkak, Enver Aliaj është arritur të nxirret nga banesa e tij trikatëshe në afërsi të shtratit të lumit (afër Urës së Mifolit) pas rreth 1 orë operacion nga Ushtria. Ai theksoi se kishte kërkuar ndihmë pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Ai doli në tarracën e banesës, por helikopteri nuk është ulur dot aq sa për t’i ardhur në ndihmë e për rrjedhojë forcat e Ushtrisë kanë ndërhyrë më pas me mjet lundrues. Operacioni i shpëtimit të tij përfundoi me sukses, ndërsa ai shpjegoi se ishte detyruar të linte gruan në shtëpi për të ruajtur 120 krerë bagëti.

Sa orë keni qëndruar i bllokuar?

Kemi dy ditë në këtë gjendje, pasi deri në katin e parë të banesës jemi të mbuluar nga uji. Lartësia arrin më shumë se 1.5 metra, ndaj jemi ndier shumë të rrezikuar. Ne ishim paralajmëruar për rrezikun, por nuk kemi kujt t’ia lëmë shtëpinë, bagëtinë. Shpresuam se mbase nuk do të kishte përmbytje kaq të madhe. Por situata kaloi jashtë çdo parashikimi. Katet e para të të gjitha banesave këtu janë nën ujë.

Ju kur keni kërkuar ndihmë?

Patët probleme shëndetësore që iu drejtuat policisë për ndihmë? Kam kërkuar ndihmë që në mbrëmjen e së premtes. Erdhi edhe helikopteri, por nuk arriti të ulej, ndërsa tani arritën forcat e ushtrisë që me anë të varkës të më nxjerrin nga banesa. Kisha probleme shëndetësore dhe qëndrimi në mes të ujit më rrezikonte shumë, ndaj edhe vendosa të kërkoj ndihmë.

Ju ndodheshit vetëm në shtëpi?

Jo, jo, është edhe gruaja ime. Por ajo vendosi të qëndrojë në banesë, pasi nuk mund të linim 120 krerë bagëti vetëm. U detyrova të lë gruan e bagëtinë që i kemi vendosur në katet e sipërme të banesës. Nuk kishim asnjë zgjidhje tjetër, pasi uji vërshoi dhe niveli u rrit shumë shpejt. Na u rrezikuan bagëtitë të mbyteshin, ndaj i vendosëm në katet e sipërme.

Çfarë dëmesh keni deri më tani?

Nuk e di gjithçka është mbuluar nga uji. Më vonë do të shohim se çfarë dëmesh janë shkaktuar. Fatmirësisht nuk ka pasur probleme në njerëz. Për këtë lutemi./ panorama.com.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I bllokuar mes ujit në Memaliaj, niset për Tiranë me helikopter i sëmuri 54 vjeçar (Emri)
Previous article MOTI I KEQ/ Pas Shqipërisë goditet edhe Greqia, ja çfarë ndodh me lumin Vjosa në vazhdim

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT