Veriu i Greqisë mbrëmjen e sotme është përfshirë nga rrebeshe të fuqishme shirash. Qeveria e Athinës ka shpallur gjendjen e emergjencës në të gjithë këtë rajon, i cili kërcënohet nga përmbytjet, por edhe nga rreshqitjet.
Por kjo situatë e rënduar në veri të shtetit helen, pritet të ketë një ndikm të madh edhe në vendin tonë. Në këtë rajon buron një nga lumenjtë që ka shkaktuar më shumë përmbytje në jug të Shqipërisë si Vjosa. Pritet që në orët e para të mëngjesit lumi Vjosa të shtojë prurjet dhe të zgjerojë sipërfaqen e tokave të përmbytura.
Kjo si pasojë e gjendjes alarmante që Lumi Vjosa ka patur në 48 orët e mëparshme. Prurjet e reshjeve kanë ndikuar që lumi të zgjerohet në të dyja anët e tij, duke sjellë edhe dëme në kullota, e tokë të punuar.
Pritet që deri në përfundim të stuhisë që ka përfshirë një pjesë të mirë të vendit tonë zonat që do të shfaqin rrezik më të lartë shihen të jenë qyteti i Vlorës dhe rrethinat e tij, dhe ai i Fierit sëbashku me disa fshatra në qytetin e Gjirokastrës./ Përgatiti: AlpeNews.al


