• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJIDHJA/ Ja 6 mënyrat si të shpëtoni nga halat e peshkut
Home
Shëndet

ZGJIDHJA/ Ja 6 mënyrat si të shpëtoni nga halat e peshkut

3 December, 2017 g.autor Shëndet

Fillojmë të hamë peshkun dhe mendojmë se e kemi pastruar mirë, ose dëgjojmë të na thonë: “Kujdes, e kam pastruar, por ndonjë halë edhe mund të më ketë shpëtuar”. E për mbrapshti të gjërave, probabiliteti që një halë peshku të ngecet në fyt mbetet, efektivisht, i lartë. Kaq të mëdha janë shanset që halat e peshkut të gëlltiten saqë disa persona zgjedhin që ta evitojnë krejtësisht këtë ushqim.

Si duhet të veprojmë kur një halë peshku mbetet e kapur në fytin tonë? Veprimet e para dhe të menjëhershme që duhet të ndërmerrni janë të shumta, zbulojini të gjitha.

Tështitja

Është forma e parë e mbrojtjes që bën trupi. Provoni ta përforconi këtë veprim të organizmit që ta risillni halën sërish në gojë.

Vaji i ullirit

Nëse tështitja nuk funksionon, provoni të kaloni në fyt një lugë me vaj ulliri: do të lubrifikojë ezofagun duke e ndihmuar kështu halën që të rrëshqasë drejt stomakut.

Pini ujë të kripur

Merrni një gotë me ujë të vakët dhe pak të kripur. Efekti shpëlarës i ujit do ta marrë me vete halën.

Banane

Përtypeni për një copë herë të mirë bananen dhe pastaj kalojeni poshtë në mënyrë të shpejtë dhe të vendosur, konsistenca e bananes së përtypur ndihmon për të eliminuar bezdisjen që krijon hala.

Tuli i bukës

Tuli i bukës ka qenë gjithnjë mënyra më efikase për t’u çliruar nga hala e peshkut në fyt: nëse e keni të mundur, lageni në qumësht të ngrohtë përpara se ta hani.

Uthulla

Ndër metodat e gjysheve është edhe ajo e pirjes së uthullës së tretur në ujë! Për t’u provuar edhe kjo nëse asnjë prej atyre më sipër nuk jep rezultat!

Ato që ju listuam këtu janë metodat më të përhapura dhe më të përdorura me synim që të çlirohemi nga halat e ngecura në fyt. Zakonisht, megjithatë, kur bezdia është e papërfillshme, ne harrohemi dhe hala kalon vetvetiu poshtë. Por nëse bezdisja është e vazhdueshme dhe bëhet shkaktare e dhimbjes kur ushqehemi, ju këshillojmë menjëherë t’i drejtoheni mjekut!/ konica

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMBYTJET NË VLORË/ Novoselë 93 banesa dhe 600 hektarë tokë janë nën ujë
Previous article Tragjike/ Bie nga pallati në tarracën e dyqanit, humb jetën një person në Shkodër

g.autor

Postime të ngjashme

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT