Anija “Klodi”, që u mbyt një ditë më parë në Portin e Durrësit, sot është nxjerrë nga deti.
Anija 60 tonësh dhe 20 metra e gjatë u nxorr nga një thellësi prej 8 metrash.
“Klodi” u fundos mëngjesin e 17 tetorit pasi kish pësuar avari në det të hapur.
Fundosja e saj ka ngritur alarmin e amortizimit të tejskajshëm të flotës së peshkimit në Durrës, e cila nuk ka asnjë kantier për riparimin e anijeve.



