Muri i Adrianit në Britani është ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit të II para erës sonë nga Perandori Adrian.
Perandori Adrian erdhi në fronin perandorak në vitin 117 të erës Sonë.
Ai vendosi se Perandoria kishte nevojë për sigurim, jo zgjerim, dhe në vitin 122 dha urdhrin për të ndërtuar një mur në të gjithë kufirin verior.
I gjatë 173 km, me lartësi 5 metra dhe gjerësi 3 m, fortifikimi shtrihet nga Wallsend-onTyne, në Detin e Veriut, në afërsi të Newcastle, në Solway, në detin irlandez, duke e ndarë ishullin në mënyrë efektive në dy pjesë.
Ndërtimi mori gjashtë vjet kohë për t’u përfunduar, kohë gjatë së cilës planet u ndryshuan disa herë.
Është vlerësuar se janë përdorur më shumë se një milion metra kub gur deri në përfundimin e këtij muri.
“Roman Wall” (muri roman) ka mbijetuar deri në ditët e sotme, ndonëse është transformuar gjatë shekujve nga një mur i imponuar mbrojtës në një atraksion turistik.
Ne vitin 1987 ai është shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO.


