• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BABALJA”/ Balla del nga prokuroria: Do i padis të gjithë por jo Berishën atij i kam lënë Zotin
Home
Politikë

“BABALJA”/ Balla del nga prokuroria: Do i padis të gjithë por jo Berishën atij i kam lënë Zotin

18 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas padisë që ka dorëzuar ditën e djeshme, në ngarkim të kryedemokratit Lulzim Basha, deputetit Ervin Salianji dhe ish-policit të PD, Florenc Hoxha.

Balla ka shkuar në prokurori për të dorëzuar prova të reja për këtë padi. Kryetari i grupit të PS i ka akuzuar për kallëzim të rremë dhe për shpifje, Bashën, Salianjin dhe Hoxhën.

Pasi ka dalë nga ambientet e Krimeve të Rënda, Balla ka folur për gazetarët dhe ka thënë se sot ka bërë të gjitha deklarimet e nevojshme për shpifjet që sipas tij, PD ka hedhur drejt tij.

Dua t’ju them që në vijim të përpjekjes për të zbardhur morinë e shpifjeve, isha këtu, tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, për të dhënë deklarimet e domosdoshme që sqarojnë të gjitha shpifjet e hedhura drejt personit tim. Thashë tek Prokurori se Alizotin se kam takuar asnjëherë, dhe se ky njeri s’ka patur asnjëherë kontakt , kurrë, as verbalisht me mua. Dua të shpjegoj se unë kam bërë një kallëzim penal për kallëzim të rremë dhe shpifje të kryer në bashkëpunim, për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dhe Florenc Hoxhën. Besoj se kallëzimi im do t’i kalojë prokurorisë së Tiranës, sepse klasifikohet si vepër më e lehtë dhe hetohet nga prokuroria e Tiranës.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Padia e Ballës vjen pas videos së kunatit të Babales, Fredi Alizoti, të cilin e intervistoi Florenc Hoxha dhe e publikoi Salianji. Në videon e dytë për të cilën Balla depozitoi paditë, Alizoti pretendon se është marrë në makinë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe i është bërë presion për të dhënë në Prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen “Babale”.

Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes. Por, si Ardi Veliu ashtu edhe deputeti socialist, Taulant Balla, mohojnë akuzat e Fredi Alizotit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI ME BRESHËRI FUORISTRADËS/ Detajet e REJA “ZHDUKET” i shënjestruari. Dyshohet se u qëllua …
Previous article VRAU PRINDËRIT NË KAMËZ/ Prokuroria kërkon burg PËRJETË për Metallarin

Isa.Autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë Breaking News

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT