• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJA NË MAT/ Kthesë në hetime, arrestohet autori (EMRI)
Home
Breaking News

PLAGOSJA NË MAT/ Kthesë në hetime, arrestohet autori (EMRI)

18 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kthesë në hetimet e ngjarjes në fshatin Bushkash të Matit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Xhovalin Rica. Burime zyrtare nga Policia thanë se është plagosje dhe jo vetëplagosje siç u raportua fillimisht po nga policia.

Policia ka arrestuar edhe autorin e dyshuar të plagosjes.

Ngjarja

Burime zyrtare njoftuan se: “Rreth orës 19.50, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në fshatin Bushkash, Mat, dyshohet se ishte vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj.R, 50 vjeç (e deklaruar si vetëplagosje paraprakisht nga i dëmtuari). Nga dyshimet e krijuara nga grupi hetimor, si dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe mekanizmit të ngjarjes u krijua bindja se shtetasi Xh.R. nuk ishte vetëplagosur. Si rezultat i një pune të mirë-organizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Matit ka bërë të mundur kapjen e shtetasit: Agustin Braca, 59 vjeç, banues në fshatin Stojan Ai dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin Xh.R. në ambientet e jashtme të banesës së tij. Autori i dyshuar u kap në fshatin e tij në Stojan. Në banesë iu gjet dhe sekuestrua arma e përdorur nga autori. Për kapjen e tij u angazhuan 15 forca policie”.

50-vjeçari që është kryetar i Partisë Demokratike për këtë njësi administrative, njëkohësisht punonjës i Bashkisë Mat u plagos para oborrit të shtëpisë, duke marrë plagë në kraharor dhe shpinë.

 

Plagoset me armë zjarri një person në Mat, dyshimet e para

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në fshatin Bushkash të Matit, mbrëmjen e kësaj të mërkure.

I plagosuri është transportuar në spitalin Rajonal e më pas drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Mbeten endë për tu zbardhur rrethanat e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vetëplagosje, bëjnë me dije burime policore.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Matit bëri me dije se, “ka marrë informacion se në fshatin Bushkash, Mat, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj.R, 45 vjeç, pranë banesës së tij. Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht i dëmtuari ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e gjahut. Shtetasi Gj.R, është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor vijon hetimet për sekuestrimin e çdo prove materiale që do të çonte në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E GAZETARES BULLGARE/ Gjermania ekstradon të dyshuarin
Previous article STUDIMI/ Mosha e pubertetit të djemve varet nga nëna

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT