Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi” është arrestuar nga Task Forca e Policisë së Shtetit.
Burime nga policia thanë se reperi është ndaluar teksa ishte në një hotel. Në dhomën ku është ndaluar Lushaj, është gjetur edhe një pistoletë pa leje, shtuan të njëjtat burime. Gjatë aksionit, mësohet se është gjetur edhe një sasi e vogël kokaine
Pas ndalimit në hotel, Lushaj është transportuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për veprimet e mëtejshme proceduriale.
Bashkë me Stresin eshte proceduar penalisht edhe një vajzë 20 vjeçe, e cila ishte ne shoqerine e reperit kur ai u ndalua.
“Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të ‘Moskallzimit të krimit’ parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P.Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë”, njoftoi Policia.
Arresimi i reperit ka ardhur pas hetimeve disa mujore thane burime zyrtare nga Policia.
Kjo nuk është hera e parë që Stresi ndalohet nga efektivët e policisë për armëmbajtje pa leje. Në vitin 2012, ai u arrestua gjatë kohës, që po dilte nga një lokal nate, pasi me vete kishte një pistoletë pa leje.
Ndërsa disa muaj më parë, ai u ndalua pasi ndodhej në një lokal në kryeqytet ku policia gjeti kokainë.


