• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBYLLJA E LOJRAVE TË FATIT/ Artan Hoxha: Drejtues policie merrnin rroga fikse në kompani bastesh
Home
Sociale

MBYLLJA E LOJRAVE TË FATIT/ Artan Hoxha: Drejtues policie merrnin rroga fikse në kompani bastesh

17 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mbyllja e lojërave të fatit ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ të drejtuar nga Denis Minga. Artan Hoxha u shpreh se numri i pikave të bateve në Shqipëri aktualisht është mbi 4 mijë, ndërsa janë vetëm 3 kompani të licencuara, që sipas tij mund të padisin qeverinë në gjykatat ndërkombëtare. Sipas tij, kompanitë jo vetëm që kanë financuar në fushata politike, por ka pasur drejtues policie që merrnin rroga fikse në këto kompani bastesh.

“Deri tani në të gjithë vendin janë 4243 pika bastesh. Janë vetëm 3 kompani të licencuara dhe 19 të tjera punojnë me NIPT-e sekondare dhe kanë pjesën e luanit. Ata kanë licenca 10-15 dhe mund të na çojnë në gjykatat ndërkombëtare. Mbështes apelin e Baba Mondit, mbështes nismën, por çfarë ndodh mbrapa? Kë do të ndalojë?

Vetëm kompanitë e basteve, kazinotë, online-et, janë shumë emra të përfshirë. Brenda janë shumë interesa, bota e errët. Pjesa e padukshme është shumë herë më e madhe se ajo që duket.  Është një gjë kaq e bukur sa vështirë që do të ndodhë. Te vettigu shikoni sa gjyqtarë kanë deklaruar se kanë fituar nga bastet. Ka drejtues komisariatesh që kanë qenë me rroga fikse në këto kompani bastesh. Kompanitë janë shumëfishuar se kanë financuar fushata.”

Por ish-deputeti i PD, Fatbardh Kadilli thotë se gjithçka është një shoë nga Rama për të larguar vëmendjen nga problemet sociale.

“Është spektakël, pasi në 2013 ishte 900 pika, atëherë u tha se ishte fundi i marrëzisë, paska qenë fillimi i marrëzisë, pasi tani janë mbi 4 mijë. Dhe tani e ka të drejtën një operator i vetëm. Qeveria e ka kopsitur atë që do të ndodhë. Është përfolur edhe vëllai i tij në skemën e monitorimit të vëllait të tij. Por ku jemi sot, çfarë është bërë me këtë kontratë për 10 vite?

Unë do isha i kënaqur për cdo përpjekje për të rregulluar dhe redukton këtë biznes. Nuk çrrënjoset, pasi kur nuk është çrrënjosur në kohën e komunizmit. Rama do që ta monopolizojë tani. Nëse vijon kështu ky kryeministër nuk i kap Krishtlindjet.”

Ish-drejtuesi i Apelit të Tiranës, Shkëlqim Hajdari beson se Rama do ta çojë deri në fund këtë nismë.

“Deri sa të miratohet ligji do të ketë kundërshtarë të fortë, pasi ka deputetë apo ministra që e kanë ves. Por këtu ka edhe interesa përveç vesit. Rama ka marrë përsipër një rrisk politik. Nëse nuk bëhet kryeministri nuk ka ku të kërkojë llogari. Nëse nuk bëhet edhe brenda kësaj shumice paska interesa kriminale.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Merre topin dhe pasoje”/ Një dokumentar për “epokën e artë” të Guardiolës te Barça
Previous article ÇUDIA E DERBIT/ MILANI ka më shumë futbollistë ARGJENTINAS se INTERI

F.autor

Postime të ngjashme

FLAKË E MADHE TEK PYLLI ME PISHA/ Ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës Aktualitet

FLAKË E MADHE TEK PYLLI ME PISHA/ Ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg Aktualitet

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit Aktualitet

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT