Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Mat, në fshatin Bushkash, ku paraprakisht i dëmtuari ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e gjahut.
Mësohet se Rica është kryetar i seksionit të PD-së në njësinë administrative Ulzë.
Në një njoftim zyrtar, Policia e Matit bëri me dije se, “ka marrë informacion se në fshatin Bushkash, Mat, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj.R, 45 vjeç, pranë banesës së tij. Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht i dëmtuari ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e gjahut. Shtetasi Gj.R, është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor vijon hetimet për sekuestrimin e çdo prove materiale që do të çonte në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.


