• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNA NDAJ GRAVE/ I njihni për indiferentë, por Durrësi mban rekord
Home
Sociale

DHUNA NDAJ GRAVE/ I njihni për indiferentë, por Durrësi mban rekord

17 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Sociale

Dhuna është një plagë e shoqërisë, por ajo është edhe më e rëndë kur është brenda katër mureve të familjes. Shpeshherë dhuna në familje nuk raportohet, ose denoncohet vetëm kur ajo kalon në ekstremitet.

Pavarësisht vështirësisë së matjes së saj, të dhënat e raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe të publikuara nga INSTAT në Vjetarin Statistikor Rajonal, tregojnë se gjatë viteve 2013-2017 ka një rritje të numrit të raportimeve për dhunën në familje.

Fatkeqësisht, gratë janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Gjatë 2017-s, për çdo 10 mijë gra numëroheshin 22.7 gra të dhunuara në rang kombëtar.

Po cilët janë qarqet ku dhuna ndaj grave është më e lartë dhe ku më e ulët?

Durrsakët njihen si indiferentë, por Qarku i Durrësit ka normën më të lartë të grave të dhunuara. Sipas të dhënave të INSTAT për çdo 10 mijë gra në Durrës kishte 32 gra të dhunuara, apo rreth 11 gra më shumë se mesatarja kombëtare. Qarku i Durrësit është i përbërë nga 3 bashki të mëdha: Durrës, Shijak dhe Krujë.

Qarku i Vlorës ndjek Durrësin për dhunën ndaj grave. Referuar INSTAT-it në Vjetarin Statistikor Rajonal për çdo 10 mijë banore gra në Vlorë kishte 26.6 gra të dhunuar në 2017-n.

Në kryeqytet, ku dhe mundësia për ta raportuar dhunën është më e lartë, numri i grave të dhunuara për çdo 10 mijë banore gra ishte 26.3, rreth 4 gra më shumë se mesatarja e vendit.

Mbi mesataren kombëtare të dhunës ndaj grave renditen dhe qarku i Beratit me 25.4 gra të dhunuara për 10 mijë banore gra, Korça me 23.8 gra, dhe Lezha me 23.1.

Më pas nën mesataren renditen qarku i Gjirokastrës me 22 gra për 10 mijë banore gra të atij qarku, Fieri me 19.2, Elbasani me 17.1 dhe Shkodra me 15.

Por cilët janë qarqet me nivelin më të ulët?

Dibra dhe Kukësi janë qarqet që kanë nivele të ulëta të dhunës ndaj grave me përkatësisht 8.2 dhe 7.6 gra për 10 mijë banore gra të këtyre qarqeve. Në krahasim me mesataren kombëtare në Dibër ka 14 gra të dhunuara më pak, ndërsa në Kukës, i cili ka dhe nivelin më të ulët në vend, ka rreth 15 gra më pak.

Sikurse dihet, dhuna në familje është ndër krimet më pak të raportuara dhe më vështirë të evidentuara, por së paku nga statistikat mund të themi se kuksianët dhe dibranët trajtojnë më mirë gratë në krahasim me pjesën tjetër të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ju kujtohet Jehona Sopi? Këngëtarja shfaqet pas shumë vitesh mungesë (FOTO)
Previous article Graciano Tagani i zbuloi "sekretin" Dafina Zeqiri/ Balerini bën veprimin që nuk pritej (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT