• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT E “FRIKSHME”/ Shqiptarët shpenzuan në 2017 plot 130 mln euro për bixhoz
Home
Sociale

SHIFRAT E “FRIKSHME”/ Shqiptarët shpenzuan në 2017 plot 130 mln euro për bixhoz

16 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Sot vendos një skedinë, nesër një tjetër derisa kjo të kthehet në mendimin e parë sapo del nga shtëpia.
Dëshira kthehet në nevojë dhe kontrolli i impulsive bëhet i pamundur. Varësinë nga lojërat e fatit Shoqata Amerikane e Mjekëve Psikiatër e ka cilësuar sëmundje që në vitin 1980, ndërsa mjekët psikiater shpjegojne se kur nje person cilesohet i varur..

Irena Thoma, Mjeke Psikiatre: “E kanë bërë lojën e fatit një qëllim kryesor të jetës së tyre. Merren vazdimisht me ketë lloj sjellje Tjetër është toleranca. Kur në një mënyrë këta individë bëjnë këtë sjellje dhe nuk i shqetëson fakti që po rrënojnë ekonomikisht veten. Bëhen problematikë në familje, punë e shoqëri. Ndjehen të stepur për tu tërhequr nga kjo sjellje, por duke qenë se janë të varur dhe nuk mund ta lënë këtë sjelleje ata rikthehen përsëri.”

Të ardhurat e kompanive të lojërave të fatit kanë shënuar rritje nga viti në vit gjë që tregon edhe për përdorimin e tyre nga qytetarët. Nga ky ves shqiptarët shpenzojnë 130 milionë euro në vit. Kaq ishte qarkullimi vjetor i kazinove dhe basteve sportive në vitin 2017.

Qytetar 1: Provova të luaja fatin, po rrallë ia dola.

Gazetarja: Sa lekë vendose?

Qytetar 1: 1 mijë lekë, 2 mijë lekë

Qytetar 2: Shokët e mi kanë vënë, po unë jo.

Gazetarja: Pse vënë?

Qytetar 2: Po se janë të fiksuar, është mirë që po bëhet kjo, që po hiqen, është humbje kohe dhe lekësh. Është mirë të angazhohen adoleshentët me punë, se të merren me bixhoz.

Qytetar 3: Skedina kemi vënë.

Gazetarja: Sa lekë?

Qytetar 3: Në bazë të shifrave 500-700, po fitimet kanë qenë shumë pak.

Gazetarja: E provon shpesh?

Qytetar 3: Jo ndonjëherë kur shohim gazetën dhe ndryshon mendja.

Disa luajnë për t’u argëtuar, të tjerë për t’u identifikuar në shoqëri, një pjesë për të fituar ndërkohë që vesi mund t’i çoje në kurth. Stigma vijon të mbajë larg specialistëve persona të tillë, ndërsa mjekët thonë se kontakti me ta bëhet i domosdoshëm.

Irena Thoma, Mjeke Psikiatre: “Truri i qënies njerëzore është i sajuar që të prodhohen disa neurotransmetues në momentin kur bën diçka që sjell kënaqësi kjo është më dominante dhe këta persona zgjedhin lojën e fatit për ta arritur këtë lloj vetëkënaqësie se ka edhe gjendje emocionale shoqëruese si pagjumësia, stresi, ankthi, humori jo i mirë dhe në këto momente ndërhyhet me një plan trajtimi medikamentesh, me ndjekje nga psikiatri dhe psikoterapi”.

Kryeminsitri ka paralajmëruar mbylljen e basteve sportive dhe zhvendosjen e kazinove nga zonat e banuara nga janari i vitit 2019. Thuajse pesë vjet nga operacioni “Fundi i Marrëzisë” të tjera ndryshime ligjore shkojnë në parlament.Por për të parë nëse këtë herë marrëzia do të marrë fund vërtetë duhet pritur dhe pak kohë. /abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA NUK IA DEL VETËM NË NË FUND/ Nuk arrin të fitojë ndaj Estonisë (VIDEO)
Previous article FRANCË GJERMANI, FORMACIONET ZYRTARE/ "Panzerat" me mjaft risi

F.autor

Postime të ngjashme

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit Aktualitet

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët Aktualitet

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë… Breaking News

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT